Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Emanuele Torquati, pianoforte – “Nderim për Giancarlo Cardini” (1940-2022)

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Fakultetin e Muzikës të Universitetit të Arteve të Tiranës dhe Teatrin e Operas dhe Baletit, ka kënaqësinë të paraqesë recitalin e pianistit Emanuele Torquati.

Recitali është pjesë e Balkan Contemporary Music Festival dhe nderim për kompozitorin Giancarlo Cardini (1940-2022).

Programi:

M.Azzan (1987)

Time Changes Memory of Things (2021)

F.Busoni (1866-1924)

Elegien (1907-1909)

3 “Meine Seele bangt, und hofft zu dir” – Choralvorspiel

6 “Erscheinung” – Notturno

P.Castaldi (1930-2021)

Finale (1971-1973)

———

G.Cardini (1940-2022)

Secondo Improvviso (2005)

S.Corti (1986)

Compendium (2020)

D.Debussy (1862-1918)

Suite bergamasque (1905)

 Prélude

Menuet

Clair de Lune

Passepied

Emanuele Torquati, një nga pianistët bashkëkohorë italianë më të vlerësuar, luan rregullisht në Evropë, Kanada, Amerikë dhe Afrikë, në qendra muzikore si Addis Ababa, Buenos Aires, San Francisko, Nju Jork, Çikago, Banff, Toronto, Vankuver, Boston, Strasburg, Paris, Lion, Leipzig, Berlin, Mynih, Krakov, Lubjana, Kiev, Pragë, Vjenë, Graz, Milano dhe Romë, dhe për festivale të tilla si Alte Oper Frankfurt, Banff Centre, Columbia University New York, Jordan Hall Boston, Teatro Colon Buenos Aires, Bienalja e Venecias, MITO Settembre Musica, Unione Musicale, Koncertet Quirinale, Maggio Musicale Fiorentino, Klangspuren, Musica Strasburg. Kocertet e tij janë transmetuar nga stacione televizive të rëndësishme, si RAI, BBC Radio3, Deutschland Radiokultur, MDR Kultur, Radio France, RSI Switzerland, RTE Lyric dhe Euroradio. Ka interpretuar si solist me Orkestrën Filarmonike të Buenos Aires, Avanti! Chamber Orchestra, Orkestrën Kombëtare Simfonike Lituaneze, ORT Orkestra Rajonale e Toskanës, Orkestrën Kombëtare Simfonike RAI të Torinos, si dhe Orkestrën Haydn të Trentos dhe Bolzanos.

U diplomua në Firence me Giancarlo Cardini, dhe specializua me Konstantin Bogino, Alexander Lonquich, Yvonne Loriod-Messiaen dhe Ian Pace. Për 10 vjet ka qenë drejtor artistik i Festivalit “music@villaromana” në Firence dhe që prej vitit 2015, është një nga autorët e programit të Radio3 “Mësime muzike”. Përsa i përket regjistrimeve, ka regjistruar veprat e plota në piano të Albert Roussel, Alexander Zemlinsky dhe Charles Griffes për BrilliantClassics. Në vitin 2021, doli në treg albumi i tij i fundit, “L’Anima e la Danza“, i publikuar nga Stradivarius, një projekt që zë fill tek Couperin e mbërrin deri në ditët e sotme. Në fushën bashkëkohore ka regjistruar për COL LEGNO, KAIROS, NEOS dhe RTV. Në Duo me violonçelistin Francesco Dillon, krijoi 3 CD kushtuar Robert Schumann, veprat e plota të Franz Liszt dhe një CD me vepra të veçanta brahmsiane, për dhjetëvjetorin e partneritetit të tyre. Pasioni i tij për muzikën bashkëkohore e ka shtyrë të performojë si pianist i parë apo solo, vepra të ndryshme dhome për piano, si dhe të bashkëpunojë intensivisht me kompozitorë të rëndësishëm, si: Salvatore Sciarrino, Francesco Filidei, Sylvano Bussotti, Wolfgang Rihm, Kaija Saariaho, Beat Furrer, Jonathan Harvey, Philip Glass, Thomas Larcher, Brett Dean, Magnus Lindberg, Peter Ablinger apo me artistë si Isabel Charisius, Matthias Pintscher, Marisol Montalvo, Garth Knox, Susanne Linke, Quartetto Prometeo.

Nga ana tjetër, ftohet të mbajë Masterclasses nga institucione në Itali, si IULM Milan, G.A.M.O., Shkolla e Muzikës Fiesole, Konservatori Shtetëror “G. Verdi” i Torinos, “F. Bonporti” i Trentos, “B. Marcello” i Venecias, “L. Perosi” i Campobasso, “V. Bellini” i Palermos, “G. Tartini” i Triestes, Instituti i Lartë i Studimeve Muzikore “Achille Peri” i Reggio Emilia-s apo edhe jashtë saj, në Evropë Trinity College Dublin dhe Southampton University, në Shtetet e Bashkuara (Universiteti i Nju Jorkut dhe Universiteti i Bostonit) dhe në Argjentinë (Universiteti i La Plata dhe Kordoba). Aktualisht jep mësim piano në Konservatorin Shtetëror “Niccolò Paganini” në Xhenova.

http://www.emanueletorquati.com/

 

13 tetor në orën 19:00

Salla e Koncerteve, Teatri i Operës dhe Baletit – Tiranë

Biletat pranë TKOB: çdo ditë orët: 10:00-14:00 / 16:00-20:00

  • Organizuar nga: Balkan Contemporary Music Festival di Tirana
  • Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë