Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

“Jeta e Re” e arkivit fotografik më të vjetër në botë

Konferencë e presidentit të Fondacionit Alinari për fotografinë.

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Fondacionin Alinari dhe Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër, ka kënaqësinë të mbështesë prezantimin publik nga Presidenti i Fondacionit Alinari për fotografinë, Giogio Van Straten, të projektit “Jeta e Re” të arkivit fotografik më të vjetër në botë.

Me rastin e nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit me Muzeun Marubi, Fondacioni Alinari për Fotografinë, prezantohet dhe rrëfen Arkivat Alinari, një nga depozitat fotografike më të mëdha dhe më të vjetra në botë, e përbërë nga mbi pesë milionë fotografi që datojnë. nga viti 1841 deri në ditët tona, të grupuara në qindra fonde, arkiva dhe koleksione, me rëndësi të madhe për historinë e fotografisë, jo vetëm italiane. Në vitin 2019, kjo trashëgimi e çmuar, e cila e ka origjinën në vitin 1852 në Firence, pranë Laboratorit fotografik të Vëllezërve Alinari, u bë publike falë blerjes nga Krahina e Toskanës, e cila një vit më vonë, për ta menaxhuar, ruajtur dhe nxjerrë edhe më shumë në pah, krijoi Fondacioni Alinari për Fotografinë. Tre vjet më pas, presidenti dhe drejtuesja e këtij fondacioni të ri, rrëfejnë “Jetën e Re” të këtij arkivi të vjetër: projektet e realizuara, ata në vazhdimësi dhe projekte të ardhshëm, për t’ia kthyer përdorimit publik, nëpërmjet kërkimeve, restaurimeve, katalogimeve dhe digjitalizimeve, ekspozitave dhe nismave të tjera publike, të krijuara edhe falë bashkëpunimeve me ente të tjera, si në rastin e Muzeut Marubi, shumë i ngjashëm me Alinarin për nga historia, materialet dhe aktivitetet.

Për më shumë informacion www.alinari.it