e Roberto Rossellini
Një film nga Roberto Rossellini. Me Ingrid Bergman, Mario Vitale, Renzo Cesana. Film dramatik. Kohëzgjatja 107 min. Itali 1950 Karin është një refugjate lituaneze që pranon të martohet me një ushtar sicilian për të lënë kampin e internimi si dhe të hedhë pas krahëve një të kaluar bashkëpunimi me nazistët. Pas dasmës çifti vendoset në ishullin e lindjes së të shoqit, Stromboli, ku gruaja e re ndihet gjithnjë dhe më e pakënaqur për një kompleks që lidhet me arsye kulturore dhe mjedisore. Mentaliteti i saj nordik, ateist dhe racional ndeshet me atë të burrit të saj peshkatar dhe e shtyn atë të braktisë ishullin.