Përmbledhje e kinemasë Bashkëkohore
Me Elio Germano, Paola Minaccioni, Beppe Fiorello, Margherita Buy, Vittoria Puccini. Film Dramatik. Kohëzgjatja 105 min. Itali 2012. Skenari: Pietro Ponte është një djalë i ri që natën pjek croissants dhe ditën ëndërron të bëhet aktor. Lë Catania-n për kryeqytetin, kërkon dhe gjen shtëpi në Monteverde. Entuziast për apartamentin që ka gjetur dhe për jetën që duhet të realizojë, ai, shpejt, kupton se nuk është vetëm dhe që ndan hapësirën e tij me qiramarrës misterioze, të cilët ‘duken’ dhe ‘zhduken’, duke i trazuar gjumin dhe netët. Pranitë e fisshme, janë hijet e aktorëve të një epoke dhe historie tjetër. Të burgosur të një të kaluare jo shumë të largët, kompania i kërkon Piero-s t’i ndihmojë të gjejnë lirinë e tyre të humbur. Mes provash brilante dhe croissants aromatikë, djali do të mësojë të jetojë me fantazmat ‘e tij’, duke u treguar atyre derën dhe një kohë të re për të jetuar.