me rastin e Festivalit të Parë të Librit dhe Artit
Gazetare, shkrimtare dhe autore televizive Daria Bignardi është ftuar në Tiranë nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, në bashkëpunim me shtëpinë botuese Dudaj, me rastin e Ditës Botërore të Librit (23 prill) dhe edicionit të Parë të Festivalit të Librit dhe Artit, në program nga data 23 deri më 27 prill 2014 pranë Muzeut Kombëtar në Tiranë.