Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

ANSAMBLI I MUZIKËS BASHKËKOHORE i Udine-s

me rastin e Festivali i XVII Ditët e muzikës së re shqiptare

Pjesëmarrje e L’ensemble di musica contemporanea të Konservatorit J. Tomadini i Udine-s në Festivalin Ditët e muzikës së re shqiptare, organizuar në bashkëpunim me Universitetin e Arteve në Tiranë. Programi i koncertit përfshin disa vepra të rëndësishme të artistit të njohur shqiptar në Itali, Aulon Naçi dhe ato të kompozitorëve italianë si R. Miani, M. Pagotto, R.Brandolisio, A.Venier, A. Domi. Të diplomuarit më të mirë shqiptarët do të interpretojnë së bashku me muzikantë italianë nën drejtimin e M° Alessandro Piovesana, me pjesëmarrjen e solisteve shqiptare Enkeleida Kamani-soprano dhe Ardita Bufaj – piano. Tashmë në edicionin e tij të XVII, Festivali nën drejtimin artistik të Dorian Cenes, ofron për publikun muzikën më të mirë shqiptare të kompozuar pas vitit 1900 si dhe muzikën e Luciano Berio, Bruno Maderna, Luigi Nono si premierë absolute në Shqipëri.

  • Organizuar nga: \N
  • Ne bashkepunim me: \N