Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

QËNDRO MË THE DHE UNË QËNDROVA e Agnese Purgatorio

Projekti Kufijtë: gjuhë, hapësirë, objekte, njerëz

Me rastin e Presidencës italiane të Bashkimit Evropian, Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Institutet Italiane të Kulturës së Këlnit, Strasburgut dhe Zagrebit do të paraqesë në Tiranë projektin ekspozues të artit bashkohor Kufijtë: gjuhë, hapësirë, objekte, njerëz, konceptuar dhe kuruar nga Prof. Martina Corgnati e Akademisë Albertina në Torino. Artistët e përfshirë, të cilët do të ekspozojnë njëri pas tjetrit në katër Institutet janë: Agnese Purgatorio, Agostino Ferrari, Donatella Spaziani dhe Maria Cristina Carlini. Projekti fillon në Tiranë me ekspozitën personale – me prerje antologjike – të Agnese Purgatorio. Artistja, e cila prej vitesh punon mbi temën e mërgimit dhe klandestinitetit, duke u përballur në mënyrë sistematike me idenë, reale dhe metaforike, të kufirit si rrugë e shënuar nga historia në trupin e gjallë të gjeografisë, është veçanërisht e përshtatshme të kthejë, përmes veprave të saj, idenë dhe temën e “hapësirave” që përbëjnë një nga katër polarizimet e projektit. Në ekspozitë shfaqen 12 vepra dhe një video instalim. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 21 gusht.

  • Organizuar nga: \N
  • Ne bashkepunim me: \N