Ditët e fotografisë italiane në Tiranë
Takimi i 2° në kuadër të projektit Ditët e fotografisë italiane në Tiranë realizuar nga Instituti Italian i Kulturës dhe EJAlbum, ofron për të apasionuarit takimin me fotografin me famë ndërkombëtare Oliviero Toscani. Artist, djali i fotoreporterit të parë të Corriere della Sera, është i njohur në botë si forca krijuese prapa emrave të gazetave më të famshme dhe markave të botës, krijues i imazheve të korporatave dhe fushatave publicitare. Pas gati pesë dekadash risie editoriale, reklamash, filmash dhe televizioni, aktualisht merret me krijimtarinë e komunikimit të aplikuar në media të ndryshme, duke prodhuar me studion e tij, projekte editoriale, libra, programe televizive, ekspozita dhe kompozime. Ka fituar çmime të shumta, si kat