Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Koncert Jazz i MARCO CASTELLI TRIO

Edicioni i 3-të Jazz in Albania Festival

Italia merr pjesë në Festivalin e 3-të Ndërkombëtar të Jazz-it në Shqipëri, të drejtuar nga Besim Petrela – Shoqata Syri Blu – me të jashtëzakonshmin MARCO CASTELLI TRIO (MarcoCastelli, saksofon; Matteo Alfonso, organo; Marco Vattovani, bateri). Një grup me dhunti të
shumta që ofron një përzierje të jazzi-it me zhanre të tjera muzikore si afrikane, ska dhe
ritme latine duke i përzierë në një matricë të vetëm mesdhetare. Repertori, përveç pjesëve
të lidhura më ngushtë me traditën e jazzit, përfshin gjithashtu kompozime origjinale të
Marco Castelli-t dhe orkestrime të tipit jazz të autorëve të këngëve tradicionale italiane.

Marco Castelli është saksofonist, kompozitor, orkestrues, prodhues dhe drejtori i Big Band. Përveç koncerteve në Itali, Marco Castelli dallon mes muzikantëve të jazz-it italian për aktivitetet mbresëlënëse në festivale ndërkombëtare dhe turne në të gjithë botën.

Matteo Alfonso, pianist, kompozitor, i cili ka bashkëpunuar me Eliot Zigmund dhe Pietro Tonolo, duke marrë pjesë në disa festivale dhe koncerte. Në vitin 2001 fitoi çmimin e kritikës si “Miglior Nuovo Talento” në konkursin kombëtar “Baronissi Jazz” (SA). Është profesor i piano jazz në Konservatorin “G. Tartini” të
Triestes.

Marco Vattovani, baterist eklektik, ka bashkëpunuar me artistë dhe projekte muzikore si në muzikë komerciale ashtu dhe në muzikën jazz dhe në muzikë autorësh duke interpretuar me shumë muzikantë si italianë dhe të huajt si Robben Ford, Jayla Brown, Eddie Cat, Al Castellana.

  • Organizuar nga: \N
  • Ne bashkepunim me: \N