Projekti Kufij: gjuhë, hapësira, sende, njerëz
Takimi i 2-të i projektit Kufij: gjuhë, hapësira, sende, njerëz – përuruar në Tiranë korrikun që shkoi, me rastin e Semestrit italian të Presidencës Europiane – do të ketë si protagonist këtë radhë artistin Agostino Ferrari, që vjen në Tiranë, pas suksesit të korrur në Institutin Italian Kulturës të Zagrebit. Ekspozita e tij me titull Brenda – Jashtë përbëhet nga një seri telajosh të fokusuara në kërkime mbi njohjen nëpërmjet të zesës, si simbol i të panjohurës, prej çdo individi pothuajse, por e zakonshme edhe për gjithë njerëzimin.
Ferrari, piktor milanez, student i Lucio Fontana, është i bindur që arti mundet ende të çajë horizonte, të ngjallë imagjinatën mbi burime, vizione dhe kuptimin. Dhe shenja, në gjithë këtë, është frymëzuesi, instrumenti dhe eksploruesi i tij.
Do të ekspozohen 20 vepra të shoqëruara nga një video dhe ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 26 shtator 2014.