Me rastin e përurimit të ambienteve të reja të kurseve të gjuhës në qytetin e Beratit, Instituti Italian i Kulturës do të ofrojë koncertin Aquile e Briganti, një udhëtim muzikor që trgon kom-pozimet më të famshme të traditës arbëresh dhe të Jugut të Italisë dhe që kanë shënuar fortësisht rrugëtimin artistik të ideuesit të tij Carlo Pellicano. Koncerti do të mbulohet nga tingujt e mjeshtirt Luigi Stabile, poli-strumentist dhe autor i njohur i muzikës popullore që prej vitesh bashkëpunon në projekte muzikore të Arbërisë kozentine. Muzika popullore do të jetë protagonist ditën në vijim duke përmbyllur edicionin e 9-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut organizuar nga Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi me të cilën Instituti bashkëpunon prej 3 vitesh.