Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Koncerti i FVG Mitteleuropa Orchestra

Të dielën 23 nëntor do të ndalet në Tiranë dhe do të luajë në Teatrin e Operas dhe Baletit, në orën 19, Orkestra e FVG Mitteleuropa, krijuar falë vullnetit dhe mbështetjes së Rajonit Friuli Venezia Giulia me qëllimin për të nxjerrë në pah vlerat e talenteve muzikore të territorit, si atyre me profesionalizëm të afirmuar, si atyre më të rinj të formuar në Konservatorin Tartini të Trieste-s dhe në Konservatorin Tomadini të Udine-s. Okestra e FVG Mitteleuropa, e angazhuar në një tournè ballkanike që ka prekur tashmë Kutina, Banja Luka, Sarajevën dhe Podgoricën, ka për qëllim të transformohet një institucion muzikor referues për Evropën e re, ajo që e sheh Friuli Venezia Giulia-n jo më si tokë kufijsh por si qendër nevralgjike e një bashkësie shoqërore, kulturore dhe ekonomike. Nën drejtimin e Mjeshtrit Vram Tchiftchian, orkestra do të luajë Ouverture nga Coriolano Op. 62 e Beethoven-it, Simfoninë n.9 në Do Maggiore D944 e Schubert-it dhe do të shoqërohet nga violinistja Marianna Vasileva gjatë ekzekutimit të Koncertit për violinë dh orkestër në Re Maggiore op. 35 e Cajkovskij. [Në koncert në Tiranë do të jetë i pranishëm Aksesori për Kulturën të Rajonit Friuli Venezia Giulia Gianni Torrenti, për të konfirmuar rolin prioritar që Shqipëria luan në marrëdhëniet ndërkombëtare të Friuli Venezia Giulia].

  • Organizuar nga: \N
  • Ne bashkepunim me: \N