Eventi do të realizohet në bashkëpunim me Teatrin e Operas dhe Baletit dhe Institutin Italian të Kulturës në Tiranë.
Suor Angelica, opera me zëra vetëm femërorë vendosur në një manastir në fund te shekullit XVII-të, trajton një ngjarje tragjike të një të reje e detyruar të jetojë në manastir pasi kishte lindur një fëmijë jashtë martese dhe që vendos të vetvritet kur tezja, Princeshë, i komunikon lajmin e vdekjes së të birit. Opera do të interpretohet nga sopranoja e mirënjohur shqipëtare Ermonela Jaho, me regji të Marco Pucci Catena, muzikant, muzikolog dhe regjizor. Pas debutit si tenor në Fondacionin e Arena di Verona, Marco Pucci Catena iu dedikua regjisë dhe shfaqjet e tij janë mirëpritur në Philadelphia Opera Company, Teatrin La Fenice në Venecia, Arenën e Veronës, Teatrin San Carlo të Napolit.
Vënia në skenë e Gianni Schicchi, frymëzuar nga personazhi fiorentin që e gjejmë në XXX-ën Këngë të Ferrit në mes personave hipokritë duke u shtirur si kufomë e Buoso Donati duke diktuar një testament të rremë, do të na japë mundësi të kujtojmë Dante Aligerin në përvjetorin e 750° e lindjes. Opera do të interpretohet nga baritoni i famshëm Gëzim Myshketa që do të kujdeset dhe për regjinë e do të alternohet në në rolin e protagonistit me Leonardo Galeazzi. I formuar me Carlo Guidantoni dhe perfeksionuar me L.Alva, R.Bruson, A.Billard, R.Resnik e A.Corbelli, fitues i Konkurseve A. Belli në Spoleto dhe Toti Dal Monte në Treviso, Leonardo Galeazzi debutoi në Maggio Fiorentino, në Bergamo Musica Festival, në Taormina, në Festivainl de Sédières, në Klagenfurt, në teatrot e Rajonit Lombard, në Trieste, Bari, Piacenza, Rovigo, Ravenna, në Japoni, Austria, Poloni, Slloveni dhe Francë.
Suor Angelica e Gianni Schicchi do të drejtohen nga Sebastiano Rolli, i konsideruar nga kritika si një interpretuesit më interesantë të gjeneratës së tij. Lindur në 1975, Sebastiano Rolli fillon që i ri të merret me muzikë me të atin, dirigjent kori: pas studimeve për Muzikë Dhome dhe Kompozim në Konservatorin e Parmës dhe Milanos dhe në dramaturgji muzikore me Marcello Conati, fillon karrierën si drejtues orkestre dhe bashkëpunon, mes të tjerash, me Orkestrën simfonike Giuseppe Verdi në Parma, me
Orkestrën Stabile të Emilia Romagna Arturo Toscanini, me Orkestrën Simfonike të Sanremo. Repertori simfonik përmbledh autorë si Bach, Pergolesi, Händel, Vivaldi, Beethoven, Brahms, Ëagner, Mozart, Haydn, Britten, Ravel, Dvorak, Strauss, Sibelius, Gershëin. Pas suksesit të Torquato Tasso i Donizetti në
Bergamo, ku kishte dirigjuar Maria Stuarda e Maria de Rudenz. Sebastiano Rolli është edhe mendimtar dhe përmendim studimet e tij kritike dedikuar Giuseppe Verdit dhe tenorit të madh Giuseppe Di Stefano.