Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Përdorimi i droneve në studimin dhe menaxhimin e qendrave arkeologjike dhe të territorit

Seminar i organizuar nga Universiteti i Macerata s mbi rezultatet e kërkimeve të kryera në Hadrianopolis

Që nga viti 2005 pranë qëndrës arkeologjike të Hadrianopolis (Sofratike), në jug të Shqipërisë, ushtron aktivitetin e tij misioni arkeologjik italo-shqiptar drejtuar nga Profesorët Roberto Perna dhe Dimiter Çondi, përkatësisht të Universitetit të Macerata-s dhe Institutit të Arkeologjisë Shqiptare. Gjatë gërmimeve të fundit të kryera në verën e vitit 2014, në sajë të projektit “Adriatik”, të financuar nga Rajoni Marche, janë kryer fluturime dhe xhirime nga lart nëpërmjet droneve të radio-komanduara mbi qëndrat arkeologjke në Hadrianopolis, Antigone, Jercuzat, Frashtan dhe mbi Kalanë e Gjirokastrës. Shkrepjet fotografike dhe xhirimet të përpunuara për çdo qendër arkeologjike kanë bërë të mundur krijimin e modeleve në 3D të qendrave si dhe ortofotove që do të përdoren për studimin dhe menaxhimin e Hartës arkeologjike të Luginës së Drinos dhe për zbatimin e Planit të Mbrojtjes Civile të Trashëgimisë Kulturore të Luginës. Këto të dhëna do të lejojnë gjithashtu përpunimin e hartës së re të zonave, të planimetrisë arkeologjike të përditësuara dhe të planit të përgjithshëm të menaxhimit të Parkut të Antigonesë – Hadrianopolis.Instituti Italian i Kulturës në Tiranës ka kënaqësinë të njoftojë se të premte, më 13 mars 2015, duke filluar nga ora 09.30, rezultatet e këtyre kërkimeve do të ekspozohen gjatë një seminari që do të mbahet në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.
Iniciativa, e organizuar nga Universiteti i Macerata-s, nga Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë dhe nga Instituti Italian i Kulturës me mbështetjen e Rajonit Marche, paraqet disa objektiva: së pari, ndarja me ekspertët vendorë të rezultateve të arritura në vitin 2014, përhapja e potencialiteteve të ofruara nga këto teknologji midis gjithë ekspertëve dhe profesionistëve në fushën e kërkimit shkencor, në menaxhimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, në planifikimin dhe në punët publike, dhe së fundmi krijimin e një rrjeti operatorësh dhe institucionesh kulturore midis Shqipërisë dhe Italisë që ndajnë përvojat dhe praktikat më të mira.
Programi i seminarit, do të fillojë në orën 9.30 dhe do të përfundojë në 12.30, e do të koordinohet nga Prof. Roberto Perna. Do të marrin fjalën C. Pesaresi (Rajoni Marche), L. Përzhita (Instituti i Arkeologjisë Shqiptare), A. Dolani (IMK Tiranë), D. Condi (Instituti i Arkeologjisë Shqiptare) A. Antinori (Geoinformatix – Universiteti i Macerata-s), M. Koçollari (DRMK Gjirokaster), M. Sargolini (Terrepuntoit – Universiteti i Camerino-s).

  • Organizuar nga: \N
  • Ne bashkepunim me: \N