Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Ekspozita MEMORANDUM – Përurimi i ART HOUSE në Shkodër

Artistët: Pierpaolo CAMPANINI – Giovanni DE LAZZARI – Willie DOHERTY

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë me Art House për realizimin e  Memorandum, ekspozitë me vepra të irlandezes Willie Doherty dhe italianëve Pierpaolo Campanini e Giovanni De Lazzari, që do të hapet në Shkodër nga 13 deri 19 shtator 2015.

Përurimi: e dielë, 13 shtator 2015, ora 18. 00 Takim me artistët: 14 shtator ora 17. 00 ART HOUSE, Rr. At Shtjefën Gjeçovi, n. 15 Orari i hapjes: 15-19 çdo të martë dhe të shtunë”Memorandum” paraqet punën e artistëve që punojnë me mjete të ndryshme: Doherty me video, Campanini me pikturë dhe foto-gravurë, De Lazzari me dizajn.


Të tre kanë të përbashkët një vështrim të vëmendshëm dhe të ndjeshëm në eksplorimin e “të përditëshmes” dhe “natyrales”, në kërkim të zonave të fshehta, hapësirave të paqarta dhe kujtimeve të fshehura.


Në qasjen e secilit nuk ka asnjë gjurmë mashtrimi, por një vel misteri që i bashkon. Ky mister herë vjen në formën e ndërtimeve komplekse dhe ndonjëherë jeton në territore familiare ndërkohë të mbushura me diçka të  panatyrshme. Duke parë veprat e këtyre tre artistëve duket sikur natyra  përshkohet nga një histori që ka lënë shenjat e saj dhe ne nuk asistojmë në momentin e kalimit, por në atë të mëvonshëm, kur çdo gjë duket e qetë dhe plot kujtime. Ndonjëherëgjurmët duken si plagë, ndonjëherë si ndërtime të çuditshme. Vështrimi i artistëve na kthen këto hapa, por ndonjëhere edhe ndërhyn. Vështrimi penetron, nuk është i pafajshëm, dhe në sajë të këtij depërtimi na lejon të zbulojmë bukuritë e fshehura në formën e komunikimit.


Ekspozita, aktivitet përurues i Art House, është një projekt i artistit shqiptar Adrian Paci, i cili dëshiron të çojë në qytetin e Shkodrës kontributin e personaliteteve artistike të afirmuara në fushën e  artit dhe kulturës ndërkombëtare. Adrian Paci jeton dhe punon në Milano.Ditën pas përurimit të akspozitës do të zhvillohet takimi me publikun me tre artistët. Ekspozita do të vazhdojë me një takim me tre artistët.Giovanni De Lazzari u lind në Lecco në vitin 1977, tani jeton dhe punon midis Bergamo-s dhe Milano-s. Artisti ka ndjekur Akademinë e Arteve të Bukura G. Carrara në Bergamo në vitin 2007 dhe në vitin 2008 u ftua nga Fondacioni Antonio Ratti XIV në Kursin e Lartë të Arteve Pamore. Kohët e fundit ka marrë pjesë në Premio d’Arte città Treviglio viti 2014. Punimet e e tij janë paraqitur kohët e fundit në: La Maison particulière, Bruksel në ekspozitën kolektive La Gioia; Krobylos një rrëmujë shenjash. Nga Parmigianino në William Kentridge, FAR dhe Muzeu i Qytetit/ Salla e Teche-ve, Rimini; Atlanti Sottili, Casa Bianca, Zola Predosa. Midis ekspozitve vetjake përfshihen: 2014 Imago, Laveronica arte contemporanea, Modica, Sicily; 2013 Pa titull, Spazio A Zero, Artdate 2013, Bergamo (kuruar nga Mauro Zanchi). 


Pierpaolo Campanini ka lindur në Cento në vitin 1964. Ai studioi Pikturë në Akademinë e Arteve të Bukura në Bologna. Ndër ekspozitat e ndryshme vetjake, mund të përmendim atë të vitit 1999 në galerinë Claudia Gianferrari për Artin Bashkëkohor në vitin 2002, Covi Mora gallery, London, 2006 Salon94, New York, 2008 Blum and Poe, Los Angeles, 2009 Francesca Kaufmann a Milano e 2013 Kaufmann Repetto a New York. Pierpaolo Campanini ka marrë pjesë në ekspozita të shumta kolektive si “Futurama”, Museo Luigi Pecci, Prato në vitin 2000, ” Exit” Fondazione Sandretto Re Rebaudengo, Torino në 2002, Tirana Biennale në 2003″ Apocalittici e Integrati” Maxxi, Roma në 2007, Biennale di Thessaloniki 2011.Kësaj nisme të parë  Art House do të ndjekë dhe takime e studio visit të kuratorëve, kritikëve të artit dhe galeristëve. Në fund të shtatorit do të mbahet një takim me Angela Vettese, kritike dhe kuratore; në tetor me artistin Corrado Gugliotta i “Laveronica Arte Contemporanea” dhe në nëntor me Marta Gili, drejtoreshë e Jeu de Paume në Paris.


 

  • Organizuar nga: \N
  • Ne bashkepunim me: \N