Pjesmarrja italiane në edicionin e 4-t të Jazz in Albania
Instituti Italian i Kulturës dhe “Jazz in Albania” Festival Ndërkombëtar “JAZZ in ALBANIA” 2015 kanë kënaqësinë të prezantojnë koncertin Jazz të Enzo Favta Quartet.
Pragorami:24 korrik, ora 20.30 në Tiranë – Hotel Rogner25 korrik, ora 20.30 në Sarandë – Kalaja e Lekurësit26 korrik, ora 20.30 në Shkodër – Pedonale (tek Qendra rinore Arka)
Enzo Favata – Aktualisht një nga muzikantët sardë më aktivë dhe më të njohur në skenën muzikore italiane dhe ndërkombëtare, Enzo Favata është një artist me dhunti të shumta, që i pëlqen të hetojë 360 gradë universin e tingullit. Rrugëtimi i tij origjinal në kërkim e shpie atë të përballet me gjuhë të ndryshme muzikore, të kombinojë të vjetrën me të renë dhe kultura muzikore larg njëra-tjetrës. Ai luan saksofon tenor, soprano dhe sopranino, klarinetë bas, instrumenta frymorë etnikë, sidomos ato të Sardenjës. Është një përdorues i zoti i live electronics që e përdor së bashku me instrumente akustike. Aktiviteti i tij muzikor fillon në vitin 1983: pasi u formua në fushën e xhazit tradicional, braktis mainstream-in për t’iu përkushtuar studimit të muzikës popullore të Sardenjës, të cilën tani e njeh thellësisht. Në këto modele, së bashku me ndikime të tjera, të tilla si ajo ameriko latine, zhvillon një gjuhë dhe një stil të përbërë krejtësisht origjinal. Ai ka realizuar 12 disqe si lider dhe është i pranishëm në 5 compilation artistësh ndërkombëtarë. Ai ka dhënë koncerte në të gjithë Evropën, Japoni, Egjipt, Brazil, Argjentinë, Kroaci, Slloveni, Shqipëri, Kuvajt, si i ftuar në festivale xhazi dhe përmbledhje të rëndësishme. Ka luajtur me: Saluzzi, Enrico Rava, the Art Ensemble of Chicago, Django Bates, Miroslav Vitous, Dave Liebman, Anja Lechner, Lester Bowie, Flavio Boltro, Michel Marre, Tenores di Bitti, Metropole Orkest e Radios Kombëtare Holandeze, Orkestrën Kombëtare në Tiranë dhe shumë të tjerë. Që nga viti 2001 ai është drejtor artistik i Festival Musica sulle Bocche në Santa Teresa Gallura, një nga të festivalet më të vlerësuar të xhazit në Sardenjë.
Enzo Favata – Sax Tenor & Sopran Bass ClarinetEnrico Zanisi – PianoforteUt Gandhi – BateriDanilo Gallo – Bass edicioni i 4-t i Jazz in Albania nga 21 deri 26 korrik 2015Pas suksesit të të saj në edicionet 2012-2014, “Jazz në Shqipëri” Festivali Ndërkombëtar i 2014 vazhdon traditën e saj të sjellë argëtim klasi botëror në Tiranë.
Me qëllimet prurjen e talenteve të ndryshme nga vende të ndryshme në Festivalit shpreson të vazhdojë ndikimin dhe popullaritetin e saj në komunitetin e Tiranës, si dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si Shkodër, Korçë, Fier, Himarë.