Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Shfaqje teatrale VOCI STRANIERE (Zëra të Huaj) e Shoqatës Silence Teatro, Bergamo/Itali

Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar i Teatrit Butrinti 2000, edicioni 13-të

Instituti Italian i Kulturës dhe Butrinti Festival kanë kënaqësinë të ju ofrojnë shfaqjen Voci Straniere, të kompanisë Silence Teatro të Bergamo drejtuar nga Luigi Pezzotti , në kuadër të edicionit të XIII të festivalit Ndërkombëtar të teatrit Butrinti 2000.


E djelë 19 korrik, ora 21.30Amfiteatri i Butrintit, Sarandë


Me këtë performancë SILENCE Teatro nis një punë që ka si temë udhëtimin si dhe shumë mënyra për të qenë udhëtar: në jetë dhe në skenë. Siç ndodhte në shekullin e nëntëmbëdhjetë për shumë popuj të Europës në kërkim të fatit në Amerikë, edhe sot ka një numër të madh njerëzish të detyruar të largohen nga vendi ku janë lindur dhe rritur. Miliona histori identike dhe të ndryshme: burra, gra, fëmijë të përzënë nga vendi i tyre nga intoleranca dhe varfëria; nga shtypja politike, racore, fetare, apo nga luftërat ende aktuale. “I huaji” në një tokë të re dëshiron të gjejë diçka që i përket atij, një gjurmë të historisë së tij. Një seri karaktetistikash, gjestesh, ritualesh për t’u ndarë përtej kufijve. Fragmente kujtimesh, fjalë që kthehen, kujtime ninullash, mënyra ngrënjeje, vallëzimi, këngësh; fotografi të ruajtura me fanatizëm. Shenja përkatësie mbi të cilat përforcohen rrënjët e saj në histori, në të cilën modelohet identiteti i tij. Zëra të huaj i kushtohet të gjitha atyre historive endjesh dhe shpresash të mijëvjeçarit tonë të tretë.


SILENCE TEATROShoqata Silence Teatro, aktive që nga viti 1985, kryen punë kërkimore përmes formave të shprehjes kanë tendencë për përzierjen mes Tatrit dhe Mjedisit.


Gjatë viteve të tij të para, trupa prodhon disa shfaqje rezultat i një hulumtimi të gjatë në një teatër që zgjedh trupin si një mjet i shprehjes dhe komunikimit. Që nga viti 1990 Silence ndërmerr aventurën e Teatrit të Rrugës duke shfaqur në mjedise publike me karakteristika të ndryshme. Nga ky koncept kanë origjinë shfaqjet për Hapsira të Hapura që çuan në pjesmarrjen në shumë festivale të rëndësishme në të gjithë Italinë dhe në botë. Përveç prodhimit të shfaqjeve, Silence Teatro zhvillon një sërë aktivitetesh për promovimin e kulturës duke organizuar në bashkëpunim me institucionet publike, stazhe dhe shfaqje teatrale.


edicioni i 13-të i Festivalit Ndërkombëtar i Teatrit Butrinti2000


18 – 22 korrik 2015


Amfiteatri Butrintit, Sarandë


Për më shumë informacion kliko këtu


 

  • Organizuar nga: \N
  • Ne bashkepunim me: \N