Shqipëria e vizituar nga Amelio njëzet vite pas filmit Lamerica
10 NETËT E KINEMASË ITALIANE
E mërkurë 1 korrik 2015, ora 21.00 teatri i Hapur i Universitetit të Arteve – Tiranë Ingresso libero Heroi i Heshtur i Gianni Amelio Komedi, 104′, me titra në shqip, Itali 2013 Imagjinojmë sikur ekziston një profesion i ri që quhet “zëvendësues”. Imagjinojmë që një njeri i pa punë e ushtron çdo ditë, këtë profesion. Pra që punon vërtet shumë dhe është një njeri i lumtur në mënyrën e tij. Ai nuk bën gjë tjetër, veç se zë, vetëm për disa orë, vendin e atij që mungon, për arsye pak a shumë serioze. Kënaqet me pak, heroi ynë, por paraja nuk është gjithçka në jetë: ka nevojë të mbahet në formë, të mos zhytet, në një moment të caktuar, në errësirë. Imagjinojmë që ka edhe një djalë njëzet vjeç, i bir, i cili luan në saksofon shumë bukur dhe për këtë arsye është me fat, sepse është artist. Dhe imagjinojmë Lucia-n, e shqetësuar dhe dyshuese, e cila fsheh një sekret pas dëshirës së saj për të çarrë në jetë. Vallë a do të arrijnë gjallë në episodin e ardhshëm? Me Antonio Albanese, Livia Rossi, Gabriele Rendina, Alfonso Santagata, Sandra CeccarelliFilmi do të paraprihet nga shfaqja e: Plani të Altin Agos (kohëzgjatja 13’13”) Nën kujdesin e Për më shumë informacion: https://www.facebook.com/pages/10-Net%C3%ABt-e-Kinemas%C3%AB-Italiane/378375392370286?fref=ts