Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

3 – FAKTORI NJERËZOR nga Bruno Oliviero

Në garë në 2013 për Locarno International Film Festival

10 NETËT E KINEMASË ITALIANE – Mbrëmja e tretë

E mërkurë 15 korrik 2015, ora 21.00 Teatri i Hapur i Universitetit të Arteve – Tiranë Hyrja e lirëFAKTORI NJERËZOR nga Bruno OlivieroDramë, 80′, me titra në shqip, Itali 2013 Inspektori Monaco, i lodhur nga puna e tij që pas vdekjes së të shoqes, prej vitesh iu përkushtua aktivitetit administrativ. Pas vrasjes së z Ullrich, një sipërmarrës i lidhur ngushtë me jetën politike, një natë, shefi i tij e urdhëron të merret me rastin që shpejt do të bëhet shumë delikat. Të njëjtën mbrëmje në dhomat e Kuesturës hyn edhe Linda, vajza e tij, i cila ndalohet pasi iu gjet pistoleta e tij e shërbimit. Hetimet do ta çojnë atë në kontakt me një botë metropolitane dekadente dhe të korruptuar dhe do të ketë të papritura që do ta detyrojnë të përballet me jetën e tij personale dhe me rolin e tij si baba që e kishte lënë shumë pas dore pas vdekjes të së shoqes. Me Silvio Orlando, Giuseppe Battiston, Sandra Ceccarelli, Alice Raffaelli, Renato Sarti.

Filmi do të paraprihet nga shfaqja e: Pa shpresë e Eros Çaushi (21′ 53″)


  Nën kujdesin e Për më shumë informacion: https://www.facebook.com/pages/10-Net%C3%ABt-e-Kinemas%C3%AB-Italiane/378375392370286?fref=ts

  • Organizuar nga: \N
  • Ne bashkepunim me: \N