Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

6 – ÇDO DITË nga Paolo Virzì

Davide di Donatello me Këngën më të Mirë.

10 NETËT E KINEMASË ITALIANE – Mbrëmja e gjashtë

E mërkurë 5 gusht 2015, ora 21.00 Teatri i Hapur i Universitetit të Arteve – Tiranë Hyrja e lirëÇDO DITË nga Paolo Virzì Komedi, 102′, me titra në shqip, Itali 2012 Guido është i turpshëm, i rezervuar dhe shumë i kulturuar. Antonia e shqetësuar, preket shpejt, injorante deri në krenari. Ai portier nate i apasionuar ndaj gjuhëve të vjetra dhe shenjtorëve. Ajo aspirante për këngëtare dhe punëtore në një firmë makinash me qera. Herët në mëngjes, kur Guido kthehet nga puna, e zgjon atë duke i përgatitur mëngjesin dhe përfundojnë duke bërë dashuri. Çdo ditë të Perëndisë. Janë protagonistë të një historie argëtuese dhe romantike dashurie në një qytet të komplikuar si Roma, me fqinjë të trashë, të lumtur dhe të dëshpëruar në ngarkim të dy familjeve të origjinës që nuk mund të jetojnë më larg. Një dashuri që duket e pathyeshme, deri në momentin kur fiksimi për të pasur një fëmijë vë në lëvizje pasoja të paparashikuara. Me Luca Marinelli, Thony, Micol Azzurro, Claudio Pallitto, Stefania Felicioli. Filmi do të paraprihet nga shfaqja e: Ngrini duart lart sikur do të kapni diçka të mrekullueshme nga Ragis Canameri (11’13”)   Nën kujdesin e Për më shumë informacion: https://www.facebook.com/pages/10-Net%C3%ABt-e-Kinemas%C3%AB-Italiane/378375392370286?fref=ts 

  • Organizuar nga: \N
  • Ne bashkepunim me: \N