Davide di Donatello:Best Supporting Actor & best Original Song
10 NETËT E KINEMASË ITALIANE – Mbrëmja e shtatë
E mërkurë 12 gusht 2015, ora 21.00 Teatri i Hapur i Universitetit të Arteve – Tiranë Hyrja e lirëKREJT PAPRITUR nga Edoardo LeoDramë, 109′, me titra në shqip, Itali 2013 Andrea një tridhjet e tetë vjeçar, i bukur dhe i sigurt në vetvete. Beqar, “feminist” dhe sipërfaqësor, me karrierë të nisur prej kohësh në një agjenci që merret me product placement. Në jetën e tij, e përbërë nga aventura të një nate të vetme, gjithçka duket se shkon më së miri: asnjë përgjegjësi, vetëm punë dhe argëtim. Deri kur, një ditë, kur ai kthehet në shtëpi, ku jeton me Paolo-n – një mik kurioz i papunë – gjen … Layla-n. Vajza, shumë extravagante, është shtatëmbëdhjetë vjeç dhe thotë se është e bija. Dhe nuk është vetëm … Me të është edhe i gjyshi Enzo, një ish-rock star dhe babai i njëhistorie të parë kalimtare, të harruar … Dhe kanë ardhur për të qëndruar! Me Raoul Bova, Marco Giallini, Edoardo Leo, Nicole Grimaudo, Rosabell Laurenti Sellers. Filmi do të paraprihet nga shfaqja e: Keno di Ergys Peqini (8’05”)
Nën kujdesin e Për më shumë informacion: https://www.facebook.com/pages/10-Net%C3%ABt-e-Kinemas%C3%AB-Italiane/378375392370286?fref=ts