Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

GIUSEPPE MINCOLELLI në Tirana Design Week

Konferencë dhe workshop

Food Design: ndërgjegjësimi dhe qëndrueshmëria

Me rastin e Tirana Design Week Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës Polis, ka kënaqësinë të ftojë  Giuseppe Mincolelli-n, profesor i asoçiuar i design-it industrial në Universitetin e Ferrara-s. Prof. Giuseppe Mincolelli do të mbajë  një konferencë dhe një workshop mbi  food design. 

Konferenca: 23 shtator 2015 – ora 17,00


Instituti Italian i Kulturës – Salla Nënë Tereza


Pallati i Kulturës – Sheshi Skënderbej – Tiranë


Hyrja e lirë


 


Workshop: 21-26 shtator 2015


Destil  Hostel 


Rr. Qemal Gurnjaku –  Tiranë


Regjistrimi : 30 euro


Për regjistrimin dhe më shumë informacione:


http://tiranadesignweek.com/read-more-take-part-to-workshops.html


Qëllimi i konferenës me temë Food Design: ndërgjegjësimi dhe qëndrueshmëria është ajo i analizës së rolit të design-it në mënyrën e konsumimit dhe sjelljes së përshtatshme gjatë proçesit të ushqyerit.


Do të vemë re si zgjidhje të ndryshme nga projekti mund të bëjnë të mundur rritjen apo zvogëlimin e ndërgjegjësimit të publikut për ushqimin e në veçanti përmes propozimit të eksperiencës së përdorimit që nuk kufizohen në një produkt të vetëm, por që kanë të bëjnë me sistemin e punës artizanale, strumentë dhe përbërës që kontribojnë në vendosjen e raporteve të ndërlikuara mes individëve dhe ushqimit në shoqërinë tonë.


Për këtë qëllim do të analizohen raste që kanë lidhje me përdorimin e ujit dhe burimeve të tjera jetike, teknikat dhe instrumentat për prodhimin dhe autoprodhimin, pregatitja dhe ruajtja e ushqimit, shpërndarja e tij, konsumi dhe paskonsumi.


 


Giuseppe Mincolelli


Studimeve klasike i detyrohet pasioni i tij për gjuhën si një mjet interpretimi dhe ndërtimi i realitetit, duke u zgjeruar nga fusha letrare në atë hapësinore-morfologjike gjatë Diplomimit në Arkitekturë dhe Specializimit në Design Industrial në Universitetin e Firences. Pas bashkëpunimit, që nga viti 1989, me disa firma projektimi, ai filloi karrierën e tij profesionale në vitin 1993. Studio e tij, e cila merret kryesisht me product design , interface design dhe dekor, ka realizuar projekte dhe produkte për kompani të shumta, të tilla si Ducati Sistemi, Lifter, Marconi, Mondadori Informatica, Novalux, Pramac, Powersoft, Sweda, Tab, Selex, Imer.


Nga viti 1994 deri në vitin 1997 ka mbajtur leksione mbi marrëdhëniet midis projektimit dhe procesit produktiv në kurset e fushës teknologjike dhe design industrial pranë Universitetit të Firences dhe Ferrara-s.


Që prej vitit 1997 ai është Profesor i Kursit të Design Industrial në Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit të Ferrara-s, si dhe, që nga viti 2001, është Profesor në Laboratorin e Konkretizimit Final të Design Industrial.


Kryen aktivitete didaktike mbi Design dhe metodikat e kontrollit dhe zhvillimit të Cilësisë së produktit për institucione të trajnimit dhe specializimit si Certottica e Belluno-s dhe Enaip e Varese-s.


Ka botuar produkte, projekte dhe artikuj në revista të ndryshme.


 


Tirana Design Week është aktiviteti i parë i organizuar në Shqipëri, kushtur tërësisht design-erit. Edicioni i vitit 2015 – me moton “Design Now” – i kushtohet përpjekjeve për të kuptuar se cilat janë shprehjet më të fundit dhe bashkëkohore të sektorit. Disa nga temat që do të trajtohen janë: nëse design mund të plotësojë nevojat e shoqërisë bashkëkohore dhe se si ai mund të bëhet një katalizator që trajton ndryshimet.


 


 

  • Organizuar nga: \N
  • Ne bashkepunim me: \N