Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

LA VOIX HUMAINE – FACEBOOKING për soprano dhe piano

Muzika nga F. Poulenc dhe G. Deraco

XV edicion i Javës së Gjuhës Italiane në Botë

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Universitetin e Arteve  dhe  Shoqatën Syri Blu prezantojnë  La voix humaine – Facebooking, shfaqe teatrale muzikore bashkëkohore për soprano dhe pianoforte nga Francois Poulenc & Girolamo Deraco.

E mërkurë 14 tetor 2015 – ora 19,00


Universiteti i Arteve – Tiranë


Hyrja e lirë


Me pjesëmarrjen e:


Raffaella Ronchi, pianoforte


Maria Elena Romanazzi, soprano


Nino Cannatà, regjizor


Girolamo Deraco, kompozitor i Facebooking


 


La Voix humaine – Facebooking është një projekt multimedial i teatrit bashkëkohor muzikor mbështetur nga Puglia Sound dhe Teatrit Publik Pugliese. Është një eksperiment i përzierjes së letërsisë, muzikës, teatrit dhe filmit duke filluar nga teksti origjinal i Jean Cocteau deri në ndërveprimin  me komunikimin aktual mobile device (tablet) dhe një regjie live për përfaqësimin e njëpasnjëshme të dy veprave:


La Voix humaine nga Francois Poulenc me tekst të Jean Cocteau, opera tragjike në një akt për soprano dhe piano;


Facebooking i Girolamo Deraco me tekst të Deborah Pioli, minimodramë për recitim sopranoje, tablet dhe piano.


Shfaqja historike nga Poulenc i afrohet një vepre bashkëkohore e një kompozitori të ri dhe të afirmua, me një regjizurë dhe skenografi origjinale, për të përfaqësuar dinamikën e një vizioni të ri të marrëdhënieve ndërpersonale nëpërmjet evolucionit të mediave.


Në veprën e Poulec, e riparë në mënyrë bashkëkohore, e vetmja përkthyese është një grua, e cila flet për herë të fundit në telefon me të dashurin e saj. Në atë të Deraco-s protagonistja është gjithmonë një grua por tablet zëvendëson telefonin, ndërsa interlokutari shfaqet përmes chat-it. Një risi e madhe në veprën e Deraco-s dhe në regjinë e Cannatà-s eksiston në pamjen interaktive të saj.  Publiku në fakt do të ftohet të bashkëveprojë me profilet e protagonistëve.


Një dialog gjuhësh që mbivendosen vazhdimisht duke regjistruar evolucionin e dramave, të jetuara në telefon para dhe në tabletë pas.


Shfaqja është mbështetur nga Puglia Sound dhe Teatri Publik Pugliese.


 

  • Organizuar nga: \N
  • Ne bashkepunim me: \N