Kurs formimi
XV Java e Gjuhës Italiane në Botë
Instituti Italian i Kulturës dhe Universiteti Ca’ Foscari i Venezia-s prezantojnë Mësimdhënja e gjuhës italiane nëpërmjet këngëve: gjuha, kultura, letërsia një kurs formimi për pedagogët e gjuhës italiane, me Paolo E. Balboni e Fabio Caon (Universiteti Ca’ Foscari i Venezia-s).
E shtunë 17 tetor 2015, ora 10,00-13,00
Instituti Italian i Kulturës – Salla Nënë Tereza
Palazzo della Cultura, Sheshi Skenderbej, Tirana
Hyrja e lirë
Kursi synon t’u ofrojë mësuesve detaje se si të përdoren këngët në mësimdhënjen e gjuhës italiane për studentët e huaj.
Duke filluar nga kontributet teorike të neuroshkencës, do të eksplorohet se si të përdoret dhe krijohet materiali didaktik origjinal i bazuar në këngë në mënyrë që të krijojë një vazhdimësi koherente mes teorisë dhe praktikës.
Do të prezantohen orë mësimore të bazuara në këngë dhe do të jepen të tipit kulturor dhe letrar.
Paolo Ernesto Balboni është një gjuhëtar italian, pedagog, studiues i glotodidaktikës. Është autor i botimeve të shumta mbi mësimin e italiashtes për të huajt, mbi mësimin e gjuhëve të huaja moderne, mbi mësimin e gjuhësisë specifike në gjuhët e huaja, mbi komunikimin ndërkulturor, mbi historinë e mësimit linguistik në Itali, si dhe i një fjalori mbi glotodidaktikën dhe një nocionari online i të njëjtës disiplinë. Aktualisht është drejtor i Qendrës ITALS të Universitetit Ca ‘Foscari të Venezia-s, President i Qendrës së gjuhëve të Universitetit dhe Drejtor i Qendrës Didaktike për Gjuhët e Huaja në Ca’ Foscari.