XV Java e Gjuhës Italiane në Botë
Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, në bashkëpunim me Departamentin e Italishtes së Universitetit të Tiranës, Fondacioni Fabrizio De Andrè ka kënaqësinë t’i kushtojë një homazh Fabrizio De Andre, një prej këngëtarëve më të rëndësishëm të muzikës italiane. Nisma do të konsistojë në prezantimin e një vëllim dygjuhësh që përmban tekste të zgjedhura të kantautorit xhenovez të përkthyera nga studentët e Masterit për përkthim; do të lexohen disa prej tyre dhe do të projektohen fragmente nga dokumentari Effedià- Në rrugën time të keqe, realizuar nga Teresa Marchesi.
E martë 20 tetor 2015, ora 11.00
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Tiranë – salla 309
Rruga e Elbasanit, Tirana 1000
Hyrja e lirë
Fabrizio De Andrè (1940-1999), i njohur gjithashtu si Faber, xhenovez prej lindjes, anarkist, libertian dhe pacifist, ka ndikuar dhe transformuar muzikën italiane, sidomos në sajë të teksteve të këngëve të tij, të përcaktuar nga shumë si poezi të vërteta. Impenjimet politike dhe sociale vijnë së bashku si melodi popullore të afta të transportojnë publikun në një imagjinim mundjesh dhe mjerimi pranë të cilave kompozitori zgjedh të qëndrojë.
Në pothuajse dyzet vjet veprimtari artistike Fabrizio De Andrè ka regjistruar trembëdhjetë albume në studio plus disa këngë të botuar veçmas dhe pastaj të ribotuara në antologji. Shumë nga vargjet e tij janë përfshirë në antologji letrare të ndryshme shkollore.
Së bashku me Bruno Lauzi, Gino Paoli, Umberto Bindi e Luigi Tenco është një nga udhëheqësit e të ashtuquajturës Shkolla xhenoveze, një grup artistësh të cilët përtërinë thellësisht muzikën e lehtë italiane.
“c’è chi aspetta la pioggia
per non piangere da solo”
Fabrizio De Andrè – il bombarolo
Info
Instituti Italian i Kulturës
Pallati i Kulturës, (K.II), Sheshi Skenderbej, 1010 TiranëTel. +355 4 237 9580 / www.iictirana.esteri.it