Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Kuinteti i instrumentave frymorë Anemos në tournée

Debut në Shqipëri

XV Java e Gjuhës Italiane në Botë

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Qëndrën Kombëtare Italiane Muzika, Konsullata e Përgjithgshme e Italisë në Vlorë dhe mbështetjen e Fondacionit Cassa di Risparmio e Udine-s dhe Pordenone-s prezantojnë Kuintetin i instrumentave frymorë Anemos në debutimin e tyre në Shqipëri.

  


E shtunë 24 tetor 2015, ora 19,00


Teatri Petro Marko


Rr. Sulejman Delvina  – Vlora


Hyrja e lirë


 


E djelë 25 tetor 2015, ora 19,00


Hall i Teatrit Migjeni


Sheshi Demokracia  – Shkodra


Hyrja e lirë


 


Në program muzikë nga Bizet, Ibert, Mozart, Rossini, Rota.


 


Kuinteti i flauteve Anemosè i përbërë nga:


Anna Govetto – flaut


Giulia Cristante– oboe


Carlo Pinardi – klarinetë


Paolo Armato – korno


Paolo Dreosto – fagot



 


Kuinteti Anemos u themelua në vitin 2008 me angazhimin e pesë muzikantëve të rinj nga Friuli, të etur për t’u sfiduar me repertorin e gjerë për të flautit të lulëzuar nga shekulli i XVIII deri në ditët e sotme.


Kuinteti ka në repertorin e tij koncerte të shumta, duke përfshirë veçanërisht koncertin e rëndësishëm në Filarmoninë e Lubjanës, në Novara për Festivalin e Instrumentave frymorë “Guido Cantelli”, për Festivalin Ndërkombëtar “Në tingujt e vendeve”,  në Sezana (Slloveni) live në radio për Young Virtuosi Festival në Lubjanë, si dhe në shumë koncerte të mbajtura në qendrat kryesore të Rajonit Friuli Venezia Giulia dhe Veneto. Kuinteti është specializuar me M° Paolo Calligaris, fagotist i kuintetit Slowind, formacion ndër më të rëndësishmit në panoramën evropiane.


Kuinteti ka fituar çmimin e parë në Konkursin e Tretë Kombëtar për Ansamblin e instrumentave frymorë  në Bertiolo (Udine), çmimin e parë në kategorinë “muzikë dhome” në Konkursin Ndërkombëtar “Svirél” në Stanjel (Slloveni), çmimin special dhënë nga Juria, çmimin e dytë në Konkursin Kombëtar të Piove di Sacco (Padova) dhe çmimin e tretë në Konkursin “Lilian Caraian” të Triestes.


Repertori përfshin pjesë nga Hadyn, Mozart, Danzi, Beethoven, Lindpaintner, Goepfart, Debussy, Ibert, Milhaud, Hindemith, Bozza, Françaix, Seiber, Farkas, Arnold, Ligeti e Rota.


 


  • Organizuar nga: \N
  • Ne bashkepunim me: \N