Different Trains Festival
Koncerte të Simone Briatore
23 tetor 2015 ora 20,00
Teatri Kombëtar, Tiranë
24 tetor 2015 ora 18,00
Teatri “A. Çajupi”, Korçë
26 tetor 2015 ora 20,00
Universiteti i Arteve, Tiranë
Festivali i Muzikës së Dhomës, Different Trains, tashmë në edicionin e tij të të 4° (19 deri në 26 tetor) do të shikojë praninë e artistëve shqiptarë dhe të huaj të afirmuar në skenën muzikore ndërkombëtare, duke interpretuar së bashku për të ndarë pasionin për muzikën.Nga muzika klasike e Beethovenit tek impresionizmi dhe te ritmet blues të Ravelit, duke kaluar nga romanca e Schumann-it te lirizmi i Puccini-t, për të mbërritur te kryeveprat e muzikës si oktetet e Mendelssohn-it apo kuinteti i Mozartit, Festivali do të sjellë një program të larmishëm për të krijuar një urë mes artistëve dhe publikut. Pjesëmarrja italiane në Different Trains parashikon tre koncerte të ndryshme të violistit Simone Briatore.Simone Briatore (1975) është diplomuar në violinë, violë dhe kompozicion në Torino. Ai është shquar në konkurse të ndryshme italiane dhe ka ndjekur kurse perfeksionimi të mbajtura nga M° Pavel Vernikov dhe Vadim Brodsky. Si violë e parë, ka luajtur me Orkestrën Filarmonike të Torinos, Orkestrën e Dhomës së Mantova-s, Orkestrën Filarmonike të Teatrit alla Scala në Milano, Orkestrën Mozart të Bologna-s, Orkestrën Filarmonike të Gran Canaria, World Orchestra for Peace e themeluar nga Georg Solti dhe Camerata-n Salzburg. Nga viti ‘98 në vitin 2009 ka mbuluar rolin e Violës së Parë në Orkestrën Simfonike Kombëtare të RAI. Që nga viti 2009 është Viola kryesore e Orkestrës së Akademisë Kombëtare të Santa Cecilia në Romë.