11 – 15 Nëntor 2015 – Pallati i Kongreseve, Tiranë
Në program:
HOMAZH ALBERTO MORAVIA-sAngelo Fàvaro prezanton La noia (Mërzia, Toena) dhe Il conformista (Konformisti, Toena) të Alberto Moravia-s:
E mërkurë 11 nëntor 2015 – ora 17,00-18,00
Pallati i Kongreseve, Tiranë – Stand Toena
Seminari: FATI I MORAVIAS NË ARTE
E enjte 12 nëntor 2015 – ora 10,00-12,00
Universiteti i Tiranës, Departamenti i Italianistikës – Salla 309
Alberto Moravia (1907 -1990) shkrimtar, gazetar, eseist, reporter udhëtimesh dhe dramaturg, ka qenë një nga protagonistët e kulturës italiane të shekullit të Njëzetë, një eksponent kryesor i ekzistencializmit, ku aderoi duke ndjekur modelin e Dostojevskit. I lindur në Romë, emri i tij i vërtetë ishte Alberto Pincherle, por zgjodhi si pseudonimin e tij mbiemrin e gjyshes nga babai, Moravia. Pas disa tregimesh, ai filloi me romanin Indiferentët, që konsiderohet ende si kryevepra e tij më e madhe. U pasua nga të tjerë, si “La Ciociara” , “La romana” dhe “La Noia”, sjellë në ekranin e madh nga regjizorë të mëdhenj. Me një stil të thjeshtë dhe të thatë, ai trajtoi çështje të tilla si indiferenca morale, hipokrizia e jetës bashkëkohore dhe pamundësia e konsiderueshme e njerëzve për të arritur lumturinë. Ka fituar çmime të tilla si Çmimi Strega në vitin 1952 për “I racconti” dhe Çmimin Viareggio në vitin 1960 për “La Noia “.Prof. Angelo Fàvaro merret me letërsi klasike, të hibridizimi midis artit dhe letërsisë, me teatër dhe bashkëpunon me Departamentin e Shkencave Humane të Universitetit të Romës “Tor Vergata” dhe me Shoqatën Fondi Alberto Moravia, Presidente e të cilit është Dacia Maraini. Ai ka botuar ese dhe artikuj në revista dhe botime ndërkombëtare, mbi Foscolo-n, D’Annunzio-n, Moravia-n.
FILOLOGJIA ARBERESHMatteo Mandala’ prezanton Ura e Arbërit e Francesco Altimari-t
E enjte 12 nëntor 2015 – ora 12,00
Pallati i Kongreseve, Tiranë – stand IIC
Ura e Arbërit është një vepër që dëshmon jo vetëm njohuri të reja, por edhe një ektodikë dhe epistemologji të re, një mentalitet të ri. Ky libër është një propozim për të ndryshuar mendim, për të parë përmes një dritareje interpretative brenda botës Arbëresh, mbijetesën e italo-shqiptarëve dhe rolin e tyre në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare dhe të mendimit shqiptar.
Francesco Altimari është profesor i asoçiuar i Gjuhës dhe Letërsisë shqipe në Universitetin e Kalabrisë. Interesat e tij kërkimore shkojnë nga letërsia te gjuha shqipe, si në rajonin e Ballakanit ashtu dhe në atë italian, me zgjerimin e pikës fillestare të fillimit, fokusua tek autorët, lëvizjet dhe mitet letrare të “Rilindjes shqiptare”, tek çështjet komplekse dhe të debatuara – të alfabetit, gjuhësisë dhe kulturës – në kontekstin shqiptar, si ballkanik ashtu dhe arbëres, midis shekullit të XIX-XX.
PRESPEKTIVA STUDIMESH DHE KËRKIMESH MBI SHQIPËRINË.
Konferencë nga Lucia Nadin
E premte 13 nëntor 2015 – ora 17,00
Pallati i Kongreseve, Tiranë – stand IIC
Gjatë fjalës së saj historiania Lucia Nadin, qytetare nderi e Shkodrës, do të bëjë një përmbledhje të njëzet viteve të studimit të saj mbi marrëdhëniet historike mes Serenissima-s dhe Shqipërisë nga shekulli i pesëmbëdhjetë te shekulli i tetëmbëdhjetë, të realizuara duke konsultuar arkivat shtetërore dhe bibliotekat e Venezia-s. Nga zbulimi jashtëzakonshëm i Statuteve të Shkodrës, te migrimi i shqiptarëve në tokat e Republikës së Venedikut, te figurat e artistëve dhe studiuesve shqiptarë, te ngjarjet e Peshkopit Pjetër Bogdani, për t’i përmbyllur me të dhënat e pabotuara dhe gjurmët e hulumtimit mbi mitin e Skënderbeut në Venedik.
UDHËRRËFYES MBI SHQIPËRINË
Elio Ferri, President i ACIA-Dhoma e Trgëtisë Itali Shqipëri dhe Luigi Nidito-LBN Editor prezantojnë Shqipëria – Një botë e vogël e lashtë mes Ballkanit dhe Mesdheut (Polaris, 2014) nga Rosita Ferrato.
E shtunë 14 nëntor 2015 – ora 17,00
Pallati i Kongreseve , Tiranë – Stand IIC
Udhërrëfyes për publikun italian për të njohur një vend kaq afër gjeografikisht dhe historikisht si dhe për të pyetur veten rreth rrjedhës së historisë dhe përkufizimit Lindje dhe Perëndim.
LEXIM DHE LOJRA PËR FËMIJË
Eja dhe zbulo magjinë e botës së ëndrrave të Pimpa-s!
E dielë 15 nëntor 2015 – ora 10,30-12,00
Pallati i Kongreseve , Tiranë – Stand IIC