Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Gian Antonio Stella takon Mustafa Nanon

Nga bregdetet te portet, turneu botëror i librave

Libri di acqua

Shoqata Libri di acqua, në bashkëpunim me Shoqatën e Imprenditorëve Italianë në Shqipëri,  Institutin Italian të Kulturës, LBN Editor dhe Librarinë Adrion prezanton takimin midis shkrimtarit dhe gazetarit italian Gian Antonio Stella dhe Mustafa Nanon, shkrimtar dhe gazatar shqiptar në kuadër të projektit Nga bregdetet te portet,  turneu botëror i librave

 


E enjte 19 nëntor 2015 – ora 10,30


Salla e Bibliotekës Kombëtare


Tiranë


Hyrja e lirë


Do të mbajnë fjalën


Carmine Cipro, President i Shoqatës së Imprenditorëve Italianë në Shqipëri.


Vera Slepoj, Presidente e Shoqatës Libra uji


Adriana Frisenna, Drejtoreshë e Institutit Italian të Kulturës


Kloreta Dibra, Dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës


Artur Sula – Shef i Departamentit të Italianistikës në Universitetin e Tiranës


Marisa Fumagalli, Gazetare


Moderator


Luigi Nidito, Gazetar, botues


 


Nga bregdetet te portet,  turneu botëror i librave, është një projekt i Shoqatës Librat e ujit. Librat e Ujit është një përmbledhje letrare projektuar nga psikologia dhe psikoterapistia Vera Slepoj për t’i sjellë shkrimtarët dhe intelektualët në një turne botëror. Tema lidhëse është uji, simbol dhe mjet eksplorimi, njohjeje dhe ndryshimi.


Ky projekt ka si qëllimi të bëjë të udhëtojë shkrimtarët dhe librat nëpër botë, për të ndërthurrur idetë dhe tregimet, duke përzgjdhur ato më të mirat në skenën italiane dhe atë ndërkombëtare.


Në fund të çdo turneu vjetor do të dorëzohet simboli bluza e kaltër – duke imituar bluzën rozë të turneut çiklistik – për autorin që siguron pjesëmarrjen më të madhe të publikut dhe numrin më të madh të librave të shitur.


 


Gian Antonio Stella, korrespondent dhe editorialist i Corriere della Sera, prej shumë vitesh shkruan për politikën, për kronika dhe tradita. Në vitin 2007 ka botuar La casta (shkruar me Sergio Rizzo), me mbi 1,200,000 kopje të shitura dhe 22 botime dhe ka qenë një nga librat më të suksesshëm të vitit 2007 dhe publikimi më i rëndësishëm i karrierës së tij. Ndër librat e tij më të famshme L’orda, në të cilën flet për emigrimin italian jashtë vendit dhe Schei, një studim mbi pjesën verilindore të Italisë. Në vitin 2011 Vandali. L’assalto alle bellezze d’Italia sërisht i shkruar nga 4 duar me Rizzo dhe botuar nga Rizzoli. Si rezultat i bashkëpunimit të tij me Rizzo dhe po në vitin 2011 është edhe vepra Licenziare i padreterni. Në vitin 2014 doli libri Bolli, sempre bolli fortissimamente bolli, një reportazhe argëtues  si dhe i tronditur nga prangat e burokracisë italiane.


Stella është gjithashtu autor i romaneve La bambina, il pugile, il canguro (2007) dhe Carmine Pascià (i cili lindi kauboj dhe vdiq beduin) (2008). Për punën e tij si gazetar ka fituar shumë çmime, duke përfshirë çmimin “È giornalismo”, “Premio Barzini” dhe “Saint Vincent”. 


 


Mustafa Nano, i diplomuar në inxhinieri elektrike, prej gati njëzet vjetësh është gazetar i pavarur.Ka shkruar për gazeta të ndryshme dhe aktualisht shkruan për “Shqip”. Ka qenë protagonist në shumë debate televizive dhe ka ideuar disa programe. Programi i tij më i njohur ka qenë “Deja Vu”, në bashkëpunim me Top-Channel. Ka shkruar katër studime, i fundit i të cilëve, me titull “Pax Albanica”, flet për përhapjen e besimeve fetare në historinë e Shqipërisë dhe në Shqipërinë e sotme. Në dhjetor të vitit 2004 ka marrë nga Presidenti Carlo Azeglio Ciampi, çmimin e gazetarisë italiane “Saint Vincent”. 


 

  • Organizuar nga: \N
  • Ne bashkepunim me: \N