Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

LA POLVERIERA e STEFANO PETROCCHI

Historitë, prapaskenat dhe legjendat e Premio Strega

Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Departamentin e Italianistikës së Universitetit të Tiranës, Seksionin e Italianistikës së Universitetit të Shkodrës dhe Konsullatën e Nderit të Shkodrës, kanë kënaqësinë të prezantojnë romanin La polveriera të Stefano Petrocchi, një udhëtim midis historisë, prapaskenave dhe legjendave më të rëndësishme të çmimit letrar italian.

E mërkurë 13 janar 2016, ora 14,00


Biblioteka e Universitetit të Shkodrës


 


E enjte 14 janar 2016, ora 14,00


Salla 207/B, Universiteti i Tiranës – Fakulteti i Gjuhëve të Huaja


Hyrja e lirë


 


Stefano Petrocchi, drejtor i Fondacionit Bellonci, i ka kushtuar romanin e tij të parë historive, intrigave, polemikave që karakterizojnë, që nga lindja, Çmimin Strega, çmimi më i rëndësishëm letrar italian.


Çmimi Strega u themelua në Romë nga shkrimtarja Maria Bellonci dhe Guido Alberti, pronar pijesh alkoolike që prodhonte likerin Strega, në vitin 1947. Në romanin, i cili merr spunto nga një përkufizim i çmimit të shpikur nga themeluesia e tij, Petrocchi rigjurmon ngjarjet që kanë karakterizuar historinë, e shënuar në mënyrë të konsiderueshme nga personaliteti i fortë i themelueses, e cila e drejtoi atë për dyzet vjet, dhe nga Anna Maria Rimoaldi, figura po aq e jashtëzakonshme, që u bë një pasardhëse e denjë. Një udhëtim përmes historisë së letërsisë dhe kulturës italiane nga fundi i shekullit të njëzetë deri sot.


Stefano Petrocchi, i lindur në Rieti në vitin 1971, jeton në Romë.Drejtor i Fondacionit Bellonci dhe Sekretar i Komitetit drejtues të Çmimit Strega, ka kuruar botimin e ri të veprave të ndryshme të Maria Bellonci dhe koleksionin e botuar nga “Sole 24 Ore” Kryeveprat e Çmimit Strega.


 

  • Organizuar nga: \N
  • Ne bashkepunim me: \N