Takimi i dytë
ART House
Instituti Italian i Kulturës prezanton takimin e dytë të Art House me titull All Night Long – një punëtori mbi fotografinë dhe vetë publikimin – drejtuar nga Silvia Basso dhe Blerta Hocia.
E shtunë 20 shkurt 2016, ora 18,00
ART HOUSE, Rr. At Shtjefën Gjeçovi nr. 15
Shkodër
Kjo punëtori, e gjatë një natë, do të jetë një zhytje e plotë në proçeset e stampës manuale.
Në pjesën e parë, ne do të prodhojmë disa stampa të quajtura photograms.
Në pjesën e dytë, ne do të përdorim imazhet për t’i fotokopjuar, prerë dhe ngjitur ata duke prodhuar kështu një libërth. Në fund të punëtorisë secili pjesëmarrës do të ketë kopjen e tij të projektit.
Projekti i drejtohet studentëve dhe artistave të apasionuar pas fotografisë manuale dhe vetë publikimit. Për të marrë pjesë mjafton të dërgosh profilin tuaj në (pdf) apo imazh nga puna personale në (jpg) në adresën blertahocia@gmail.com brenda datës 14/02/2016 – Numri i pjesmarrësve është i kufizuar. Punëtoria është gratis.
Silvia Basso është një graphic designer e cila jeton dhe punon në Firenze, Itali. Ajo ka studiuar Komunikim vizual dhe multimedial në Universitetin e Venecias IUAV. Në 2010 ajo së bashku me Giuliana Tammaro themeluan BRANCHIE që operon në sferën e botimeve dhe në rrjetin kulturor bashkëkohor.
Blerta Hocia është artiste dhe fotografe e cila jeton dhe punon në Tiranë. Ajo ka studiuar në Akademinë e Arteve në Firenze. Nga janar 2015 ajo punon si fotografe pranë Kryeministrisë dhe është gjithashtu pjesë e hapësirës alternative dedikuar artit bashkëkohor, Miza. http://blertahocia.com/