Workshop didaktik për mësuesit e italishtes GJH
Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Edizione Edilingua, organizon një workshop didaktik për mësuesit e gjuhës italiane GJH me titull Nga letra te dixhitali:teknikat, mjetet dhe praktikat më të mira që do të mbahet nga formatorja Anna Gallo.
E shtunë 12 mars 2016
nga ora 09 deri më 15:15
Instituti Italian i Kulturës
Salla Nënë Tereza
Pallati i Kulturës, Sheshi Skënderbej, kati i II, Tiranë
Pjesëmarrja është falas me rregjistrim te detyrueshëm. Konfirmimi i pjesëmarrjes duhet të kryhet brenda datës 8 mars në adresën info7@edilingua.it
Mësuesve të pranishëm do t’u kërkohet të reflektojnë dhe të punojnë në mënyrë aktive mbi materialet didaktike. Do t’u dhurohet gjithashtu një libër nga Edilingua, një certifikatë pjesëmarrjeje dhe materiale të tjera informuese.
Edilingua Edizioni është një shtëpi botuese leader në fushën e gjuhës italiane si gjuhë e huaj e dytë, e pavarur dhe e specializuar, një nga të paktat në sektorin e botimeve. E krijuar në vitin 1996 në Romë, falë hapave metodike dhe të mirë studiuara, ajo ka arritur të prodhojë një seri të plotë si të manualeve ashtu edhe librave suplementarë, që po arrijnë rezultate të larta dhe gjithomë në rritje në më shumë se 80 vende.
Anna Gallo është redaktore dhe formatore e Edilingua. Ka marrë çertifikatën Ditals I dhe II. Është marrë me mësimin e italishtes si gjuhë e huaj në institucionet jashtë vendit, si pranë Institutit Italian te Kulturës në Selanik për të cilin ka qenë gjithashtu ezaminatore dhe kuruese e provimeve.