Në kuadër të projektit Art House Shkodër
Projektim i dokumentarit Pritja
Në kuadër të takimeve Art House Shkodër, Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë t’u njoftojë mbi takimin me regjisorin Roland Sejko si dhe mbi projektimin e dokumentarit të tij L’attesa (Pritja) 2015
Takim me regjizorin Roland Sejko 28 mars 2016, ora 17
ART HOUSE, Rr. At Shtjefën Gjeçovi nr. 15
Shkodër
Hyrja e lirë
Projektimi i dokumentarit Pritja nga Roland Sejko28 mars 2016, ora 19
Kinema Millennium, Bulevardi Skenderbej
Shkodër
Dokumentari Pritja është frymëzuar nga vizita historike e Papa Françeskut në Tiranë më 21 shtator 2014. Një udhëtim që i ka lejuar regjizorit të hedhë një vështrim prapa, në ato 50 vite gjatë të cilave Shqipëria ka qenë e privuar nga çdo liri e fe. Një vështrim i trishtueshëm dhe i dhembshur që del nga fotot, dokumentet dhe filmimet që regjizori nga nxjerrë nga arkivat shqiptare dhe ato të Institutit Luce. Dokumentari është i bazuar pjesërisht në librin “Rrno vetëm për me tregue” nga At Zef Pllumi.
Roland Sejko, shqiptar i italianizuar, punon në Romë në Institutin Luce si përgjegjës i vlerësimit të përmbajtjeve dhe aktiviteteve editoriale të arkivit kinematografik. Është regjizor i dokumentarit “Shqipëria vendi përballë” (2008). Dokumentari i dytë me metrazh të gjatë “Anija”, i prezantuar në Torino Film Festival, fitoi çmimin David di Donatello si dokumentari më i mirë për vitin 2013.
Autor i disa videoklipeve për Arkivin historik Luce, në vitin 2014 ka qenë kurator artistik dhe regjizor i ekspozitës “Luce imagjinari italian” i ekspozuar në Kompleksin Vittoriano në Romë. Po në vitin 2014 ka realizuar filmin me metrazh të shkurtër “Hyrja në luftë” bazuar në tregimin e Italo Calvino, si pjesë e filmit kolektiv “9×10 nëntëdhjetë” të prezantuar në Ditët e Shkrimtarëve në Festivalin e 71 të Venecias. Ndër veprat e tij të fundit videoinstalacioni “Në duart e tij” (2015) si bashkë-regjizor me artistin Adrian Paci paraqitur në Muzeun Maxxi në Romë.