Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Workshop mbi menaxhimin e trashëgimisë kulturore

“Projekti i Adriatikut: mes Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e sistemit të trashëgimisë kulturore”.

Universiteti i Macerata-s, Muzeu Historik Kombëtarnë Tiranë, Instituti i Arkeologjisë në Tirana, në bashkëpunim me Rajonin Marche dhe Institutin Italian të Kulturës
organizojnë workshop -in “Projekti i Adriatikut: mes Italisë dhe
Shqipërisë për menaxhimin e sistemit të trashëgimisë kulturore”.19 prill 2016 – ora 16.00-19.00

20 prill 2016 – ora 09.00 – 16.00Muzeu Historik Kombëtar në TiranëHyrja e lirëQëllimi i
këtij aktiviteti, i organizuar në kuadër të projektit “Adriatik”
është të bashkojë përvoja të ndryshme, shqiptare dhe italiane, në çështjet e
menaxhimit dhe vlerësimit të trashëgimisë kulturore, me qëllim identifikimin e projekteve
të përbashkëta.Gjatë ditëve
do të ndahen përvoja të realizuara në kuadër të aktiviteteve të financuara nga
Ministria e Punëve të Jashtme dhe rezultat i bashkëpunimit midis subjekteve
publike italiane dhe shqiptare, si DRKK e Gjirokastrës, Master Plani për Parkun
Arkeologjik Antigonea- Adrianopolisit dhe broshura e re kushtuar atij.Në datën 20
prill është planifikuar një seminar, kulmi i aktivitetit, gjatë së cilit profesionistë
dhe ekspertë nga të dy vendet do të paraqesin dhe ndajnë përvojat më
interesante në këtë fushë, duke u përballur në kërkimin e objektivave të
ardhshme të përbashkëta

  • Organizuar nga: \N
  • Ne bashkepunim me: \N