Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Qytete të lashta dhe peisazhe nga Shqipëria. Një shekull misione arkeologjike italo-shqiptare

Ekspozitë, koferencë, katalog

Instituti Italian i Kulturës dhe Ambasada Italiane, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Muzeun Historik Kombëtar, Institutin e Arkeologjisë në Tiranë, Politeknikun e Barit dhe Universitetet e Bologna-s, Chieti-Pescara, Ferrara-s, Foggia-s dhe Macerata-s, prezantojnë ekspozitën dhe konferencën Qytete të lashta dhe peisazhe nga Shqipëria. Një shekull misione arkeologjike italo-shqiptare.

12 prill – 20 maj 2016

Muzeu Historik Kombëtar Tiranë

Hyrja e lirë

Konferenca dhe përurimi  

E martë 12 prill, ora 18

Kurator i ekspozitës dhe i katalogut: Giuseppe Lepore

Organizuar nga: INTBAU Albania

Video: Uzinaliquida

Katalogu:  Qytete të lashta dhe peisazhe nga Shqipëria. Një shekull misione arkeologjike italo-shqiptare, Ed. Edipuglia, 2016

Aktiviteti ka si qëllim të paraqesë në publik rezultatet kryesore të një bashkëpunimi midis Italisë dhe Shqipërisë, në fushën e kërkimeve arkeologjike, me një të kaluar tashmë gati shekullore. Nga kontaktet e para të studiuesve italianë në fillimet e shekullit të njëzetë deri në hulumtimet e fundit, realizuar në bashkëpunim mes dy Vendeve pikërisht në vitin e parë të Mijëvjeçarit të Tretë.Prania e arkeologjisë italiane në tokën shqiptare ka fituar rëndësi të veçantë në dy dekadat e fundit, pasi përben një hap thelbësor në kualifikimin e marrëdhënieve mes dy Vendeve, që pikërisht në kulturë njeh një nga bazat kryesore të forcipi të lidhjeve edhe për të vërtetuar plotësisht hyrjen e Vendit të Shqiponjave në hapësirën e gjerë të Evropën së Bashkuar.Ekspozita përbëhet nga panele ekspozues dhe është e ndarë në seksione. Disa vitrina do të mbajnë objekte të gjetura gjatë misioneve arkeologjike, që tani ruhen në Institutin e Arkeologjisë, Muzeun e Gjirokastrës, Durrësit dhe Muzeun Historik Kombëtar. Një video dhe një katalog dygjuhësh do të shoqërojë ekspozitën.Në konferencë, e cila do t’i paraprijë përurimit do të marrin fjalën përgjegjësit e misioneve arkeologjike italiane: Roberta Belli (Politekniku i Bari-t), Sandro De Maria (Universiteti i Bologna-s), Marco Peresani (Universiteti i Ferrara-s), Roberto Perna (Universiteti i  Macerata-s), Sara Santoro (Universiteti i Chieti-t), Giuliano Volpe (Universiteti i Foggia-s).