Me pjesëmarrjen e Luciano Benetton
IMAGO MUNDI. Një projekt i Fondacionit Benetton
InstitutiItalian i Kulturës dhe EJAlbum kanë
kënaqësinë të paraqesin përfundimin e projektit “IMAGO MUNDI” në Shqipëri – një
projekt i Fondacionit “Benetton Studime dhe Kërkime” i zbatuar në
Shqipëri nga EJAlbum me pjesëmarrjen e 163 artistëve më të mirë bashkëkohorë
shqiptarë. Prezantimi i koleksionit shqiptar, shpërndarja e katalogëve artistëve
të pranishëm, takimi me kuratorët e projektit dhe me Luciano Benetton – një nga ambasadorët më të rëndësishme të
ekonomisë dhe kulturës italiane në botë si dhe themeluesi i projektit “IMAGO
MUNDI” do të organizohetTë enjte 21 prill 2016, ora 17,00Salla e Koncerteve, Universiteti
i Arteve, TiranëHyrja e lirë
“IMAGO MUNDI është një projekt kulturor, demokratik dhe
global që ka si pikësynim kufijtë e rinj të artit në emër të bashkëjetesës së
diversitetit të shprehjes. Qëllimi ynë është t’i ofrojë koleksionin një publiku
gjithnjë e më të madhe nëpërmjet ekspozitave, katalogëve dhe internetit, duke
inkurajuar një dialog të sinqertë me artin dhe botën duke theksuar se idetë,
arsyejet, të kuptuarit dhe frymëzimi nuk janë monopol i pakicës, por rilulëzojnë falë bashkëpunimit dhe
komunikimit”. Luciano Benetton
Në vijim të një procesi të gjatë, që zgjati më shumë se
një vit, Shqipëria prezantohet në skenën e artit bashkëkohor botëror me një
botim të cilësisë së lartë të 163 artistëve të saj më të mirë dhe me një
koleksion të po aq veprave artistike. Përmbledhja e veprave, nën kujdesin e “Fondacionit
Benetton Studime dhe Kërkime”, nuk ka qëllime komerciale, por vetëm një
qëllim, pra të bashkojë diversitetin e botës në emër të përvojës artistike të
përbashkët. IMAGO MUNDI synon të katalogojë vepra, frymëzimin dhe idetë në
mënyrë që brezat e ardhshëm të trashëgojnë një hartë sa më të plotë të jetë e
mundur të gjendjes së kulturës në fillimin e mijëvjeçarit të tretë. Ambicia
sociale e projektit është promovimi i njohjes dhe ndërgjegjësimit të artit dhe nëpërmjet
artit të botës. Koleksionet e panumërta do të ekspozohen në një turne pa kufi
në mënyrë që të admirohen nga një audiencë më e gjerë. Projekti IMAGO MUNDI,
gjithnjë e më shumë përfshirës, është në zgjerim të vazhdueshëm, në të kanë
marrë pjesë tashmë pothuajse 100 vende të botës, me një total prej rreth 15.000
veprash arti.
Volumi në tre gjuhë (anglisht, shqip, italisht) “Albania / Knots. 163 Contemporary Artists
from Albania” është kuruar nga Elton
Koritari, Valentina Granzotto, Albes Fusha, Alban Hajdinaj.