Në kuadër të projektit Art House Shkodër 2016
Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të njoftojë vizitën e parë në Shqipëri të Michelangelo Pistoletto, një nga artistët italian më të famshëm ende në jetë, në kuadër të projektit Art House Shkodër 2016.
E djelë 15 maj 2016, ora 18.00
Art House – Shkodër
Hyrja e lirë
Michelangelo Pistoletto (1933), piktor dhe skulptor, është një nga artistët më të rëndësishëm italianë ende në jetë.
Veprat e tij inserohet në kontekstin e të ashtuquajturit “objektivitet i ri” ku, në Itali, është një nga interpretuesët më të rëndësishme. Ai përdor një teknikë personale absolutisht të panjohur më pare, duke sjellë imazhe fotografike me dimensione reale në sipërfaqe të mëdha çeliku inox pasqyrues dhe në pleksiglas. Që prej fillimeve të aktivitetit artistic të viteve gjashtëdhjetë, veprat e tij fituan një interes të menjëhershëm ndërkombëtar. E famshme la Venere degli stracci, 1967, vepër e përdhosur në të cilën artisti vendos një ikonë të artit klasik përballë një grumbulli rrobash të shqyera.
Në fund të viteve Shtatëdhjetë dhe në fillimet e viteve Tetëdhjetë, Pistoletto i afrohet skulpturës në poliuretan, allçi, çimento ose mermer me vepra si L’etrusco (1976), L’Annunciazione (1980), il Gigante (1981) o L’acrobata (1982).
Në vitin 1998 ai themeloi në Biella qendrën multikulturore dhe plurisektoriale Cittadellarte-Fondazione Pistoletto. Veprat e tij ndodhen në muzeumet më të mëdhenj të artit modern dhe bashkëkohor; Ai ka marrë pjesë në nëntë edicionet e Biennales së Venezia-s dhe në katër edicione të Documenta di Kassel.
Në vitin 2013 një ekspozitë e tij personale u hap në Louvre në Paris. Mes çmimeve të shumta të marra kujtojmë: Leone d’oro alla carriera në 50° Biennale di Venezia (2003); il Wolf Foundation Prize in Arts (2007); il Praemium Imperiale nga Japan Art Association (2013).
Në vitin 2015 ka orgnizuar në plazhin e Gallipoli-t një performance të shkëlqyer me qindra të rinj që me trupat e tyre vizatuan simbolin e Terzo Paradiso: një konfigurim i shenjës matematikore të infinitit.