në kuadër të Different Trains Music Festival
Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të prezantojë mjeshtrin e madh të viola da gamba Paolo Pandolfo në koncert, në kuadër të Different Train Music Festival
E enjte 26 maj, ora 19,00
Galeria Kombëtare e Arteve – Tiranë
Hyrja me pagesë
Paolo Pandolfo filloi hulumtimet në fushën e muzikës Rilindase dhe baroke rreth vitit 1979 së bashku me violinistin Enrico Gatti dhe klaviçembalistin Rinaldo Alessandrini. Në vitin 1990, pas suksesit të regjistrimeve të tij të para si një solist u emërua profesor në Schola Cantorum në Bazel, duke pasuar Jordi Savall.
Që atëherë, Paolo Pandolfo është një nga figurat e shquara në panoramën e muzikës së hershme evropiane, dhe vazhdon aktivitetet e tij kërkimore dhe koncertore që e shpien të luajë në të gjithë botën, kryesisht si solist, por edhe si drejtor i ansamblit të tij “Labyrinto”.
Projekteve interpretuese rreptësisht të kujdesshme dhe filologjike u bashkon të tjera që variojnë në improvizim, si në stil rilindës dhe barok, ashtu dhe drejt rrugëve të afrimit me muzikën bashkëkohore dhe jazz.it.
Different Trains Music Festival
Festivali i muzikës së dhomës, Different Trains tashmë në edizioni e tij të 5° mbledh artistë shqiptarë dhe të huaj të afirmuar në skenat muzikore ndërkombëtare, të luajnë së bashku për të ndarë pasionin për muzikën.