Prezantim i sistemit akademik italian
Të Studiosh në Itali është një aktivitet promovues i sistemit akademik italian në Shqipëri i organizuar nga Instituti Italian i Kulturës nën kujdesin e Ambasadës Italiane në Tiranë dhe me mbështetjen e Sigal UNIQA GROUP AUSTRIA.
Do të prezantohen Universitetet e Bergamo-s, Bologna-s, Ca’ Foscari-t të Venezia-s, Camerino-s, Universitetit Katolik Sacro Cuore, Foggia-s, Genova-s, Libera Università di Bolzano, Macerata-s, Napoli Federico II, Pavia-s, Perugia-s, Seconda Università degli studi di Napoli, l’Università per Stranieri di Siena, Torino-s, Trento, Trieste-s, Politekniku i Bari-t dhe Torino-s e Universiteti Katolik Zoja e Këshillit te Mirë. Hyrja është e lirë dhe personali i Zyrës së Shkollave të Kancellarisë Konsullore të Ambasadës Italiane në Tiranë do të jetë në dispozicion për informazione mbi proçedurat që duhet të ndiqen për te studiuar në Itali. Të Studiosh në Itali organizohet nga IIC Tiranë nën kujdesin e Ambasadës Italiane në Tiranë dhe mbështetjen e Sigal UNIQA GROUP AUSTRIA.
Programi
ore 9,00 Cerimonia e përurimit
ore 10,00 – 18,00 Prezantimi i çdo universiteti pjesëmarrës.