Në kuadër të Terra Madre Balcani, një aktivitet i rëndësishëm kushtuar promovimit të vlerave të biodiversitetit dhe luftës kundër mbeturinave ushqimore, do të marrin pjesë:
Pietro Columba (Universiteti i Palermo-s), i cili do të marrë pjesë në një tryezë të rrumbullakët mbi agrikulturën biologjike, e shtunë, 4 qershor 2016 nga ora 15.00 deri në 17.00, Aula Magna, Rektorati i Universitetit të Tiranës, me një relacion me titull “Zhvillimi i qëndrueshëm mes ushqimit dhe identitetit social “.
Giulio Scatolini (profesor në Universitetin dei Sapori), i cili do të marrin pjesë në një workshop për vajin e ullirit dhe përfitimet e saj në shëndetin me, 4 qershor nga ora 10:00 deri 12:00. Gjithashtu do të kryesojë jurinë e një konkursi ndërkombëtar dedikuar vajit të ullirit.
Hyrja falas
Ushqim sot studiohet në shumë mënyra dhe me një vëmendje të madhe ndaj kompleksitetit të implikimeve që mënyra të ndryshme jetese, ushqimi, sjellin në potencialin e zhvillimit të qëndrueshëm të territoreve. Siguria e ushqimit, kërkesa kryesore e prodhimit bujqësor ushqimor, merr në vetvete gjithnjë e më shumë vlera shëndetësore por edhe karakteristika të paprekshme që i përkasin territorit: historisë, ambientit, shoqërisë. Rasti i dietës mesdhetare, e njohur si një Trashëgimi e paprekshme e njerëzimit nga UNESCO, përbën një shembull të shkëlqyer reflektimi mbi mënyrën e jetesës moderne dhe mundësitë e vlerësimit të prodhimit vendas falë lidhjes së tij me territorin.
Së fundmi, ushqimi mund të përbëjë mjet i një marrëdhënie të përtërirë mes qytetit dhe fshatit që mund të sjellë përfitime si për banorët në zonave urbane ashtu edhe për ato rurale.
Pietro Columba, është lektor në fushën e ekonomisë bujqësore që prej vitit 2007 dhe i është kushtuar temës mbi cilësinë e ushqimit. Në studimet e tij ai ka theksuar gjithmonë rëndësinë e respektimit të mjedisit në shtigjet e zhvillimit që lidhen me botën e bujqësisë. Ka kryer studime mbi agriturizmin, bujqësinë organike (ndër të parët në universitetet italiane), mbi energjinë ripërtërtëritëse dhe, së fundi, mbi cilësinë e ushqimit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Giulio Scatolini (profesor në Universitetin e Sapori) është prodhues dhe shijues profesionist i vajit. Merret me analizat ndijore të vajrave që nga viti 1987. Në kohët e fundit i është përkushtuar thellimit të studimeve mbi aromat dhe ndikimi i tyre në perceptimin e cilësisë ndijore si në ushqim dhe në ato jo-ushqimore.
Terra Madre Balcani 2016
Nga data 2 deri në 5 qershor 2016 do të zhvillohet në Tiranë edicioni i katërt i Terra Madre Balcani. Aktiviteti që do të zhvillohet në sheshin Nënë Tereza, do të sjellë në Tiranë shije të vjetra dhe të reja, histori burrash dhe grash që me punën dhe pasionin e tyre kanë kontribuar në mbrojtjen e biodiversitetit dhe kërkojnë t’u kalojnë gjeneratave të reja dashurinë dhe krenarinë për vendin e tyre.
Terra Madre Ballkani është një iniciativë e organizuar nga VIS Albania në kuadër të projektit ESSEDRA me mbështetjen e Slow Food, Kooperacioni Italian për Zhvillim dhe pjesëmarrjen e prodhuesve të vegjël nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Greqia, Italia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Turqia, në partneritet me Ministrinë e Bujqësisë , Zhvillimit Rural dhe Administrimin e Ujërave të Bashkisë së Tiranës.