Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Kuratorja e artit bashkëkohor Gabriella Scardi në Shqipëri

Në kuadër të projektit Art House Scutari 2016

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të prezantojë kritiken dhe kuratoren e artit bashkëkohor Gabi Scardi, në kuadër të projektit Art House Scutari 2016.

Gabi Scardi do të zhvillojë një takim

Të shtunë, 16 korrik 2016, ora 19.00

Art House – Shkodër

Hyrja e lirë

Gabi Scardi është kritike, kuratore, docente e artit bashkëkohor. Kërkimet e saj fokusohen në tendencat e fundit artistike. Në vitet 2007-2010 ka bashkëpunuar me MAXXI Muzeu Kombëtar i Artit të shekullit të XXI. Nga viti 2005 deri në vitin 2009 ka qenë konsulente për artin pamor në Provincën së Milano-s dhe ka kuruar programin shumëvjeçar inContemporanea. I përket asaj projekti i CECAC – Kursi Evropian për kuratorët e Artit Bashkëkohor (ed. 2007-2008-2009.).

Ekspozitat e saj të fundit: Side Effects, Louisiana Museum, Kopenhagen 2011, Biennale di Lione 2009; Aware: Art Fashion Identity, Royal Academy, Londër, 2010; Spazio, Maxxi, Roma 2010; Alfredo Jaar, It is Difficult, Spazio Oberdan, Hangar Bicocca; Alfredo Jaar, Questions Questions progetto pubblico, Milano, 2008.

Ka botuar libra të ndryshëm, së fundmi Paesaggio con figura: Arte, sfera pubblica, trasformazione sociale, ed. Allemandi. Është docente e lirë në disa universitete.

Bashkëpunon rregullisht me gazeta dhe revista të tilla si supplementi i të dielës së Il Sole 24 Ore.

  • Organizuar nga: Art House Scutari
  • Ne bashkepunim me: Istituto Italiano di Cultura di Tirana