Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Fizika e energjive të larta në dritën e zbulimeve të përshpejtuesit LHC

Workshop pranë Universitetit në Tiranë.

 

Pranë Universitetit në Tiranë do të mbahet Workshop – i i dytë ndërkombëtar mbi zhvillimet e fundit të fizikës së energjive të Larta të zbuluara në sajë të përshpejtuesit LHC. Seminari është organizuar nga Profesorët Giuseppe Iaselli dhe Nicola De Filippis të Universitetit Politeknik të Bari-t dhe nga Bari INFN, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës dhe me mbështetjen e këtij Instituti.

Qëllimi i Workshop-it është të bashkojë fizikantë teorike dhe eksperimentalë të energjive të larta dhe astrofizikantë për të diskutuar mbi rezultatet e fundit të eksperimenteve në Large Hadron Collider të CERN në Gjenevë si dhe mbi matjet e fundit astrofizike. Do të marrin fjalën ekspertë nga CERN, nga Laboratori Leprince-Ringuet i Parisit, nga Universiteti i Split-it dhe pedagogë të Departamentit të Fizikës të Universitetit të Tiranës. Aktiviteti ka për qëllim të rrisë sinergjinë mes komunitetit shkencor shqiptar dhe atij ndërkombëtar dhe i drejtohet, në mënyrë të veçantë, studentëve të Fizikës dhe Inxhinierisë.

 

26-27 shtator 2016

Departamenti i Fizikës, Fakulteti i shkencave natyrore të Universitetit të Tiranës

Hyrja e lirë

 

Komiteti organizativ: Prof. Artan Borici (Tiranë), Prof. Nicola De Filippis (Bari), Dr. Daniel Denegri (CERN), Prof. Polikron Dhoqina (Tiranë), Dr. Ludwik Dobrzynski (Paris), Prof.ssa Mimoza Hafizi (Tiranë), Prof. Giuseppe Iaselli (Bari), Prof. Ch. Schaefer (CERN)

Giuseppe Iaselli është profesor pranë Departamentit të Fizikës në Universitetin Politeknik të Barit. Gjatë karrierës së tij ai i është përkushtuar kryesisht kërkimeve në fushën e fizikës eksperimentale të ndërveprimeve themelore, veçanërisht në fushën e ndërveprimeve neutrino, goditjeve elektron-pozitron dhe përplasjeve proton -proton, duke marrë pjesë në mënyrë aktive në eksperimente të ndryshme ndërkombëtare pranë laboratorit CERN në Gjenevë. Paralelisht Prof. Iaselli ka realizuar një aktivitet shumë teknologjik për zhvillimin e detektorëve me gaz të ndjeshmërisë së lartë për aplikimet që lidhen me sigurinë e transportit të mallrave dhe për aplikimet mjekësore.

Nicola De Filippis është studiues në Departamentin e Fizikës në Universitetin Politeknik të Barit. Gjatë karrierës së tij ai është përfshirë kryesisht në kërkimin e grimcave supersimetrike dhe të Modelit Standart bosone di Higgs dhe ka marrë pjesë në marrjen e të dhënave të goditjeve elektron-pozitron dhe proton-proton në LHC. Ky hulumtim ka çuar edhe në zbulimin e një grimce të re me masë prej 125 GeV në vitin 2012; me shumë mundësi ajo është bosone di Higgs e parashikuar nga fizikantët P. Higgs dhe F. Englert në vitin 1964 për të shpjeguar mekanizmin me të cilin grimcat fitojnë masën; dy fizikanët e sipërpërmendur kanë marrë Çmimin Nobel për Fizikë në vitin 2013. Prof. De Filippis është marrë edhe me llogaritje shkencore, algoritmet e rindërtimit të muoneve në detektorët me gaz dhe në përgjithësi të gjurmëve të ngarkuara me detektorë silikoni.

  • Organizuar nga: Politecnico di Bari e INFN di Bari
  • Ne bashkepunim me: Universita' di Tirana