Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Tingulli Italian në Shqipëri 2016

Pianisti Benedetto Lupo në koncert.

 

Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Italisë në Vlorë, Universitetin e Arteve në Tiranë, Bashkinë Vlorë dhe CIDIM, organizon dy koncerte të M˚ Benedetto Lupo, në kuadër të projektit Tingulli Italian Shqipëri 2016.

 

E mërkurë 28 shtator 2016, ora 19.00

Tiranë – Salla e Koncerteve, Universiteti i Arteve

 

E enjte 29 shtator 2016, ora 19.00

Vlorë – Teatri Petro Marko

Hyrja e lirë

 

Në program:

Muzikë nga Nino Rota, Claude Debussy, Alexander Scriabin e Sergej Rachmaninov

 

Benedetto Lupo

Pianist me një repertor të gjerë, Benedetto Lupo shquhet për një aktivitet të rëndësishëm didaktik dhe në muzikën e dhomës; Jep mësim në Konservatorin “Nino Rota” të Monopoli-t dhe mban master classes në institucione kryesore ndërkombëtare dhe shpesh është i ftuar në juritë e konkurseve prestigjioze ndërkombëtare për piano. Që nga viti akademik 2013/2014 është titullar i katedrës së pianos, si pjesë e kurseve të Akademisë Kombëtare të Santa Cecilia në Romë.

Ka debutuar në moshën trembëdhjetë vjeçare me Koncertin N. 1 të Beethoven-it, duke fituar shpesh në konkurse ndërkombëtare. Si i ftuar nga institucione prestigjioze, ka performuar me orkestra dhe dirigjentë me famë botërore në Evropë, Azi dhe Amerikë. Ka inçizuar për Teldec, BMG, VAI, Nuova Era, vepra të plota për piano dhe orkestër nga Schumann për Arts dhe Concerto Soirée i Nino Rota për Harmonia Mundi, duke marrë pesë çmime ndërkombëtare, përfshirë Diapason d’Or.

http://www.cidim.it/cidim/content/314696?id=372787

  • Organizuar nga: Instituti Italian i Kulturës
  • Ne bashkepunim me: Konsullata Vlorë, CIDIM, Univ. Arteve