Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të njoftojë së do të zhvillohet në Shqipëri turneu i Orkestrës ICO della Magna Grecia me tre koncerte me titull Gli ORI di Taranto…in Albania da Paisiello a Presicci me dirigjent Piero Romano.
E mërkurë, 14 shtator 2016, ora 19.00
Katerdalja e Shën Pavlit në Tiranë
E enjte 15 shtator 2016, ora 19.00
Kisha e Shën Françeskut në Shkodër
E premte, 16 shtator, ora 19.00
Muzeu Arkeologjik në Durrës
Hyrja e lirë
Në program:
Muzikë nga Paisiello, Presicci e Bach
Orkestra ICO della Magna Grecia.
Formohet në vitin 1992 me iniciativën e një grupi muzikantësh të frymëzuar nga dëshira për të përmbushur një ëndërr: t’i jepnin vetes së tyre dhe talenteve të reja të vendit të tyre mundësinë për të shprehur veten, të afirmoheshin në botë përmes muzikës.
Orkestra ICO Magna Grecia ka shkruar historinë e saj duke ndarë ide dhe entuziazëm me dirigjent të rëndësishëm dhe solistë të jashtëzakonshëm si Bellugi, Agiman, Nanut, Cassuto, Ventura, Kantorov, Bruson, Maggio Ormezowsky, Maisky, Askenazy, Camino, Zimerman, Lupo, Ciccolini, Solenghi, Stewart, Canino, Bloch, Elio di “Elio e le storie tese”, Bollani, Noa, Feidman, Amoyal, Krylov, Devia, Ughi, Bosso, Barra, Desideri, Gelmetti.
Luis Bacalov, me Oscar, ka qenë Dirigjent kryesor nga qershori i 2005, ndërsa M° Luigi Piovano nga vjeshta e 2012 është drejtor muzikor.
Orkestra Magna Grecia ka arritur të pëcjellë muzikën a saj në Japoni, Gjermani, Austri, Francë, Zvicër, Meksikë, Spanjë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ka bërë që zëri i saj saj të dëgjohet në kanalet televizive kombëtare dhe ndërkombëtare.