Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Kuarteti Lyskamm – Tingulli Italian në Shqipëri 2016

XVI Java e Gjuhës Italiane nëpër Botë.

 

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Italisë në Vlorë, Konsullatën e Nderit në Gjirokastër dhe CIDIM organizojnë dy koncerte të Kuartetit Lyskamm, në kuadër të projektit Tingulli Italian në Shqipëri 2016.

E mërkurë, 19 tetor, ora 19

Gjirokastër – Aula Magna – Universiteti “E.Çabej”

 

E enjte , 20 tetor, ora 19

Vlorë – Konsullata e Pergjithshme e Italisë

Hyrja e lirë

 

Në program:

Muzikë nga: L. Boccherini, F. Donatoni e R. Schumann

Kuarteti Lyskamm u themelua në vitin 2008 në Konservatorin e Milano-s dhe është i përbërë nga katër muzikantë italianë: Cecilia Ziano, violinë – Clara Franziska Schoetensack, violinë – Francesca Piccioni, violë – Giorgio Casati, violonçel. Ansambli ka qenë student i Kuartetit Artemis në Universitetin e Arteve të Berlint dhe të Heime Müller pranë Universitetit të Lubecca.

Në vitin 2016 Borletti Buitoni Trust i ka dhënë Kuartetit Lyskamm çmimin special për muzikën e dhomës dedikuar kujtimit të Claudio Abbado-s. Në dy vitet e mëparshme, kuarteti mori çmimin Vittorio Rimbotti të Akademisë Evropiane të Kuartetit, çmimin e dytë dhe çmimin special Pro Quartet në konkursin ndërkombëtar Franz Schubert und die Musik der Moderne në Graz, çmimin e Jeunesse Musicale Deutschland.

Kuarteti Lyskamm ka qënë i ftuar në shumë shoqëri koncertore në Itali dhe jashtë vendit. Ka bashkëpunuar në kuintet me Mario Brunello, Alessandro Taverna dhe Simone Rubino. Mer pjesë gjithashtu në projektin Le dimore del Quartetto, të mbështetur nga Shoqata Piero Farulli.

Kuarteti është rezident për dyvjeçarin 2016-17 pranë gli Amici della Musica të Padova-s.

www.quartettolyskamm.it

  • Organizuar nga: Istituto Italiano di Cultura e CIDIM
  • Ne bashkepunim me: Consolato Generale d’Italia a Valona e Cons. Onora