XVI Java e Gjuhës Italiane nëpër Botë.
Në kuadër të Tirana Architecture Week.
Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Universitetin Polis, prezanton Guximi i kohës. Njerëz dhe vlera të Lëvizjes Moderne një shfaqe teatrale e Paola Albini, me Enrico Ballardini dhe Elio Baldi Cantù.
E martë 11 tetor 2016, ora 18.00
Universiteti Polis, Tiranë
Hyrja e lirë
Guximi i kohës rrëfen lindjen e arkitekturës moderne në Itali gjatë periudhës fashiste. Kurioziteti, eksperimentimi, lufta për lirinë e mendimit, etika e profesionit të figurave të tilla si ajo e Edoardo Persico, Giuseppe Pagano dhe lëvizjes racionaliste; lindja e Trienales së Milanos dhe Panairit të Milanos; e revistave si “Casabella” dhe ekspozitave të para; figura e Franco Albini-t dhe vlera shoqërore e arkitekturës: e gjithë kjo do të tregohet në një shfaqe të përbërë nga fjalë, muzikë live dhe imazhe. Qyteti protagonist është Milano, ku ka lindur ai që Persico e ka quajtur “Racionalizmi artistike.”
Guximi i kohës
Shfaqe e marrë lirisht nga
La Gibigianna e Maria Brandon Albini.
E plotësuar me shkrimet e Albini, Pagano, Persico, BBPR, Ponti, Giolli dhe shumë të tjerëve.
Me Enrico Ballardini.
Muzika e Alessandro Nidi të interpretuara nga Elio Baldi Cantù.
Regjia Paola Albini.