Retrospektivë arti në hapësirën publike në Tiranë (1998/2016).
Nën kujdesin e: Vincent Van Gerven Oei, Stefano Romano, Ardian Isufi
22 Tetor – 1 Nëntor
Galeria FAB, Tiranë
Përurimi: 22 tetor, ora 19,00
Hyrja e lirë
Gjatë viteve 30-të, para pushtimit fashist, një arkitekt i ri i peizazhit italian, Pietro Porcinai, propozoi të krijohej një “Teatër Gjelbërimi” në kopshtin e Mbretit Zog, pranë amfiteatrit aktual në brendësi të Liqenit Artificial në Tiranë. Komponenti kryesor arkitektonik i kësaj strukture ishte pikërisht vegjetacioni: bar, pemë, shkurre; një skulpturë e hapësirave të gjelbra si një hapësirë e përbashkët. Ky veprim tregon një hark historik që shtrihet nga Tirana Osmane në Teatrin e Gjelbërimit, në krijimin e Parkut të Liqenit Artificial gjatë periudhës socialiste dhe deri në ditë tona me protestat e shoqërisë civile kundër betonizimit të zonës së fundit të gjelbër të mbetur në Tiranë.
Kjo histori nuk ka humbur edhe në sajë të shumë artistëve, projektuesve dhe arkitektëve që në Tiranë, që nga fillimi i vitit 2000 janë përpjekur të imagjinojnë dhe të ri-imagjinojnë Tiranën si një qytet organik, një përbërje, një shtëpi, një studio. Teatri i Gjelberimit është retrospektiva e parë e pa realizuar ndonjëherë mbi ndërhyrjet artistike në hapësirat publike në Tiranë në 20 vitet e fundit; Ekspozita ka për qëllim të paraqesë me anën e më shumë se 70 veprave, të mbi 50 artistëve dhe një seri ngjarjesh anësore që do të zhvillohen në ditët në vazhdim, bollëkun e skicave, mendimeve, ideve dhe ëndrrave të Tiranës gjigande, një teatër i mbushur deri në pabesueshmëri me dashuri për qytetin.
Pjesëmarrësit italianë në ekspozitë:
Stefano Romano (bashkëkurator i ekspozitës)
Alessandro Nassiri, Cesare Pietroiusti, Emma Ciceri, Fabrzio Bellomo, Guido Affini, Marco Mazzi, Pietro Porcinai, Stefano Romano (artistë në ekspozitë)
Aktivitete paralele:
Andrea Nacciarriti, Clara Scola, Daniele Maffeis, Eva Marisaldi, Fabrizio Bellomo, Martina Dierico (microgallery)
2501, Alessandro Nassiri, Alessandro Piangiamore, Cesare Pietroiusti, collettivo Otolab, Emma Ciceri, GGT, Le Industrie Invisibili, Salvatore Falci, Tatiana, Unz (1.60insurgent space)