Një Projekt i Shkollës së Teatrit Paolo Grassi të Milano-s dhe Universitetit Luigi Gurakuqi në Shkodër
Instituti Italian i Kulturës prezanton fazën e dytë të projektit TERRE PROMESSE Performance Urbane një Workshop i Civica Scuola i Teatrit Paolo Grassi i Milanos në bashkëpunim me Universitetin Luigj Gurakuqi të Shkodrës dhe Art House, më ndërhyrjen e artistit shqiptar Adriana Paci dhe të Caterina Iaquinta (Univ. Katolik i Milaso-s).
2 – 9 tetor
Art House
Rruga At Shtjefen Gjeçovi 15, Shkodër
Projekti Terre Promesse – Performance urbana i dedikohet arsimit të lartë në kuadër të shfaqes live duke i kushtuar vëmendje të veҁantë lëvizjes ndërkombëtare të artistëve të rinj dhe përballjen me kultura të ndryshme (Italo-Shqiptare) për ndërtimin e një dialogu ndërkulturor.
Më 2 tetor, pranë Art House në Shkodrës, do të organizohet një ditë prezantimi i fazës së parë të projektit që u mbajt në Milano në muajin maj. Në përfundim të të gjithë rrugëtimit do të organizohet një ekspozitë e përkohshme dhe do të botohet një katalog.
Në fazën e dytë do të marrin pjesë studentët e mëposhtme të Shkollës së Teatrit Paolo Grassi- Rodolfo Ciulla, Aureliano Delisi, Riccardo Motta, Valeria Patota, Luca Tazzari, Antonio Pinnetti, Domenico Onorato, Donato Demita. Dhe studentët e Universitetit të Shkodrës Luigj Gurakuqi: Enza Rripaj, Edona Vatoci, Arlinda Lulgjuraj, ElidonaAga, Jozefina Koliqi, Arjan Shtalbi, Agron Biba, Ergys Vela. Të dy grupet e artistëve do të punojnë së bashku. Çdo pjesëmarrës do të mbajë një fjalim mbi temën e identitetit duke përdorur hapësirën urbane si një material pune dhe skene nën drejtimin e artistit shqiptar Adrian Paci dhe Caterina Iaquinta, docente në Universitetin Katolik të Milanos.
Caterina Iaquinta është studiuese dhe docente e Historisë së Artit Bashkëkohor në Akademinë e Re të Arteve të Bukura në Milano dhe në Universitetin Katolik të Milano-s. Fusha e saj e hetimeve i adresohet marrëdhënieve që lidhin performancën dhe eksperimentimin teatral në gjuhën e arteve pamore, me vëmendje të veçantë aspekteve performative të praktikave artistike të viteve Shtatëdhjetë të përfshira në debatin politik dhe mendimin feminist italian dhe ndërkombëtar.