Kjo faqe përdor cookies teknike (të nevojshme) dhe analitike.
Duke vijuar të lundrosh, pranon përdorimin e cookies.

Antonio Pennacchi prezanton Kanali Mussolini

Takim me autorin

 

Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese Dituria prezantonjë variantin në gjuhën shqipe të librit Canale Mussolini, në praninë e autorit Antonio Pennacchi. Moderator i aktivitetit Pertit Ymeri, Drejtori i Shtebisë Botuese DITURIA.

E martë 25 tetor, ora 11.00

Tiranë – Biblioteka e Institutit Italian të Kulturës

Hyrja e lirë

 

E mërkurë 26 tetor, ora 10.00

Tiranë – Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, salla 307

Hyrja e lirë

 

Ngjarjet e librit Kanali Mussolini, fitues i çmimit Strega në vitin 2010, zhvillohen në vitet e bonifikimit të Kënetave Pontine nga vetë fashizmi. Në këtë zonë janë vendosur mijëra njerëz që kanë ardhur nga veriu, midis të cilëve dhe Peruzzi-t e ardhur nga zonat padane të shtyrë nga kurajoja e xhaxhait Pericle. Me të janë prindërit e moshuar, vëllezërit dhe nuset. Saga e familjes Peruzzi shtrihet në një hapësirë kohe duke filluar nga Vitete Dhjetë të shekullit të Njëzetë deri në Luftën e Dytë Botërore, duke krijuar një komplot epik mes historive dramatike dhe të habitshme të protagonistëve të tyre dhe atyre, jo më pak të trazuara, të një gjysëm shekulli të historisë italiane.

Antonio Pennacchi ka lindur në Latina në vitin 1950, djali i bujqve të bonifikimit të Agro Pontile. Ka qenë punëtor për gati tridhjetë vjet, të kaluara kryesisht në turnet e natës. Në vitin 1994, në moshën 44 vjeçare – duke përfituar nga një periudhë asistence – u diplomua në Letërsi me një tezë mbi Benedetto Croce. Në të njëjtin vit botui për Donzelli veprën Mammut , libër i refuzuar nga shumë botues. Ndjekin vepra të tjera, gjithmonë për Donzelli, Palude (1995) dhe Una Nuvola Rossa (1998) dhe, me Vallecchi, L’Autobus di Stalin e altri scritti. Në vitin 2003 për Mondadori botoi romanin fashio-komunist, që fitoi Çmimin Napoli nga i cili u frymëzua filmi Mio fratello è figlio unico. Në vitin 2006, po me Mondadori-n, vjen përmbledhja e tregimeve Shaw 150. Storie di fabbrica e dintorni. Në vitin 2008, për Laterza, botoi Fascio e Martello. Viaggio per le città del Duce. Në vitin 2010, për shtëpinë botuese Mondadori, botoi Canale Musolini, me të cilin Antonio Pennacchi fitoi çmimin Strega. Po në vitin 2010, botoi për Laterza Le Iene del Circeo.

Bashkëpunon me Limes. Shkrimet e tij janë publikuar në ‘Nuovi Argomenti’, ‘Micromega’ e ‘La Nouvelle Revue Française’.

www.antoniopennacchi.it

  • Organizuar nga: IIC e c.e. DITURIA