Java e XVI e Gjuhës Italiane nëpër Botë.
Ditë studimi promovuar nga profesorët e Seksionit të Italianistikës së Universitetit të Shkodrës.
24 tetor, ora 10
Biblioteka e Universitetit Shkodër
Hyrja e lirë
Dita e studimit, e organizuar nga Departamenti i Romanistikës së Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit ”Luigj Gurakuqi” Shkodër, ka për qëllim të paraqitë dhe analizojë fenomenin e krijimtarisë italiane duke filluar nga këndvështrime të ndryshme: gjuhësore dhe letrare së pari, duke vazhduar më tej me kinemanë dhe artet vizuale dhe së fundmi me të modën dhe dizajnin.
Shija e mirë italiane, të dish të jetosh, të vlerësosh dhe të ndash bukurinë, kulturën e gjerë të të përditëshmes parë si kulturë konsumi edhe estetike, përfaqësojnë elemente të mëtejshëm të hetimit që do të marrë parasysh aspektet antropologjike dhe sociologjike.
Do të jenë të pranishëm profesorët e gjuhës, letërsisë, artit dhe didaktikës së gjuhës italiane.
Është parashikuar dhe pjesëmarrja e përfaqësuesve të botës artistike dhe të biznesit.
Gjatë ditës, studentët e Kursit të gjuhës italiane do të paraqesin një projekt mbi multikulturalizmin, Turizmin dhe Gastronominë italiane.